• |
ide | kryesore

Tentoi të vidhte një automjet në Lushnjë, arrestohet durrsaku 28 vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 28 vjeçar banues në Durrës, është kapur teksa po tentonte të vidhte një makinë në Lushnjë. Policia bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit që po tentonte të vidhte automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.Rr.

I arrestuari është shtetasi Erixhan Shatrolli, 28 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit G. A., ngjarje e ndodhur në datë 08.09.2021 në fshatin Lumth, Lushnjë.

Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *