• |
ide | kryesore

Vijon aksioni në bregdet/ IKMT shemb objektin pa leje në Orikum

-Instant, Lajme, Të fundit

Aksioni ‘Bregdeti ynë’ ditën e sotme IKMT është stacionuar në zonën e plazhit të Orikumit. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e objektit të parë i cili ka rezultuar pa dokumentacionin e rregullt, ndërsa janë në verifikim e sipër të gjitha objektet në këtë plazh.


Në fazën e parë të operacionit që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona, ndërsa tanimë ka nisur edhe faza së dytë të operacionit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu