• |
ide | kryesore

Vijon turi i takimeve/ Ambasadorja e SHBA iu jep kurajo gjyqtarëve të Dhomës së Apelit Special

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duket se institucionet e reja të drejtësisë, ato që do të fusnin në burg “peshqit e mëdhenj” dhe do të dënonin krimin e organizuar apo korrupsionin, janë tulatur plotësisht dhe kanë nevojë për kurajo. Kurajo të cilën ka zgjedhur t’ja japë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Sot ajo ka takuar Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special.

Me një postim në Twitter ajo shkruan se pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar me verifikimet, një element i rëndësishëm i reformës në drejtësi. Por këto takime të Yuri Kim sa te KPK, sa te SPAK apo te komisionet e vettingut, tregojnë në fakt se sa qesharakë janë bërë institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri. Shpresa që reforma të japë rezultatet e trumbetuara nga SHBA apo e gjithë klasa politike që votoi, po venitet dita-ditës.

“Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.



7 Comments

  1. Kinezet jane reace e shpifur dhe e ndyre por ama me te shpifurit dhe me me te ndyret jane ate qe gjoja jane “amerikanizuar”

  2. për Shqipërinë e Sali Berishën që në vitet e qeverisjes së tij ka pasur një sjellje “mistrece” e deri “gangstere” me popullin e vet në radhë të parë dhe me aleatët në fund të herës.

    Bëhet fjalë për fillesat e Sali Berishës në krye të shtetit shqiptar, kur ende mbante pardesynë e bardhë të lëvizjes së dhjetorit dhe kostumin e qepur në kohën kur udhëtonte në Francë për të bërë analizat e gjakut dhe të jashtëqitjes së ish diktatorit komunist Enver Hoxha.

  3. Mëkëmbësja e perandorisë amerikane në shtetin vasal e quajtur Shqipëri në vizitat e radhës në institucionet perandorake!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *