• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja pse testamenti i Princit Philip do të mbahet i fshehtë për 90 vite

Arkiva



Njëra prej Gjykatave të Larta Britanike ka vendosur që testamenti i Princ Philip do të mbetet sekret për të paktën 90 vjet.

Sipas mediave ,asyeja e këtij vendimi ka të bëjë me mbrojtjen dhe dinjitenin e Mbretëreshë Elizabeth.Duke interpretuar një ligj të vitit 1910 ,gjyqtari Sir Andrew McFarlane deklaroi se  testamenti i Princ Philip duhet të vuloset dhe asnjë kopje nuk duhet të mbahet si dokument në gjykatë.Sipas kontratës në fjalë, pas vdekjes së një anëtari të lartë të Familjes Mbretërore, gjykatave u kërkohet të vulosin testamentet e tyre. Kjo do të thotë që, ndryshe nga shumica e testamenteve të dhëna me kusht, ai nuk do të jetë i hapur për inspektim publik. Anëtari i parë i familjes mbretërore testamenti i të cilit u vulos nga gjykata ishte Princi Francis , vëllai më i vogël i Mbretëreshës Mari, e cila vdiq në vitin 1910.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *