• |
ide | kryesore

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, makina përplas rëndë një person që udhëtonte me biçikletë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person i cili lëvizte me biçikletë ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, ku makina me drejtues shtetasin A.L., ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë, ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *