• |
ide | kryesore

Barcelona konfirmoi Koeman e detyruar, 481 milionë humbje e mbi një miliardë borxhe debiti: “Nuk do kishte kuptim”

-Instant, Sport

Eduard Romeu, zv/president i zonës ekonomike të Barcelonës, hodhi poshtë zërat për një shkarkim të Ronald Koeman: “Rasti i Koeman nuk u diskutua gjatë Bordit të Drejtorëve – i tha ai Radio Marca -. Fatkeqësisht ne u përballëm me kundërshtarin më të keq në momentin më të keq. Të mendonim për një shkarkim do të na kthente pas në kohë, nuk do të kishte kuptim”. E kjo, kur në Spanjë këmbëngulin se Koeman është në fund të aventurës (katalanasja Sport ka shkruar se klubi ka kontaktuar me Jordi Cruyff, i cili ka refuzuar me mirësi). Sipas asaj që bëhet e ditur, kjo situatë lidhet me llogaritë katastrofale të klubit. Shkarkimi i trajnerit holandez, i lidhur deri në qershor 2022 me një kontratë prej 5 milionë eurosh, do të ishte një goditje tjetër financiare.


Konfirmohet situata e rëndë e humbjeve në arkën e Barcelonës: klubi katalanas, në fakt, ka miratuar një buxhet të vlerësuar për sezonin 2021/2022 prej 765 milionë eurosh (nga 791 që parashikohej) dhe një bilanc përfundimtar për sezonin 2020/2021 në të cilin u raportua një humbje prej 481 milionë euro. Situata e borxhit, që arrin në 1.35 miliardë euro, shqetëson gjithashtu blaugranat.


Arkëtimi më i ulët se sa pritej u shpjegua me faktin se klubi priste një kthim të publikut në stadiume që dhjetorin e kaluar, gjë që nuk ndodhi. Më 6 tetor rezultatet e auditimit të ngarkuar nga Bordi i Drejtorëve për të përcaktuar gjendjen financiare të kompanisë do të paraqiten nga Reverter, ndërsa një takim me të gjithë mbështetësit-aksionarët është caktuar për fundjavën e 16 dhe 17 tetorit. Në përpjekje për të mbyllur humbjet, kompania katalanase tashmë është detyruar të zvogëlojë qartë sasinë e pagave, duke hequr dorë nga rinovimi i kontratës së Lionel Messit dhe duke zgjedhur rrugën e ndarjes me Antoine Griezmann.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu