• |
ide | kryesore

Çfarë bisede fshihet pas fotos virale të Kim dhe Kendall

-Instant, Paparazzi, Slider



Pamja e errët e Kim Kardashian West nga Balenciaga ishte veshja më e diskutuar në Met Gala 2021.

“Edhe kur nuk tregon asgjë, njerëzit sërish do të flasin dhe do të kritikojnë” -u shpreh Kim në reagimin e saj të fundit ndaj kritikave në rrjet.

Veshja e saj krijoi meme të panumërta. Një nga fotot më virale ishte momenti kur Kendall Jenner e pa motrën e saj në tapetin e kuq me një pamje të hutuar në fytyrën e saj.

“Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund ta shihja se kush ishte, por pashë shkëlqimin e veshjes së saj”, shpjegoi Kardashian West në Instagram Story-n e saj.

Ndërsa themeluesja i KKW Beauty ishte ‘e fshehur’ nën veshjen e saj, Jenner bëri të kundërtën. Supermodelja veshi një fustan të zbukuruar me kristale të Givenchy Haute Couture, mbi një fustanellë korse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *