• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni cfarë ndodh në Ligue 1: tjetër pushtim fushe, tifozët konfrontohen me policinë

-Instant, Sport



Pushtimi i ri i fushës në Ligue 1 nga tifozët. Pas episodeve të bujshme të ndeshjes Nice-Marseille, ku u përleshën në fushë lojtarë e tifozë, ngjarjet e dhunshme janë përsëritur tashmë edhe gjatë Lens-Lille, ku tifozët zbritën në fushën e lojës në pjesën e parë. Për fat lojtarët ishin në dhomat e zhveshjes dhe episodi u limitua me konfrontimin vetëm të ultrave të egërsuar dhe policisë. Një situatë tensioni shumë e lartë që detyroi përgjegjësit e sigurisë të ndërpresin rrjedhën normale të ndeshjes dhe të shtyjnë fillimin e pjesës së dytë të lojës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *