Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa janë dërguar në morg me arkivol mbrëmjen e sotme. Dy viktimat janë identifikuar si Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit të tyre që ka degraduar deri në vrasje. Polici ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë këtë të shtunë.
Njoftimi i Policisë së Divjakës:
Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
ky brez moshe po kalon krize te keqe familje sidomos dekada fundit
Crendesi kane motivet mor u qr.