• |
ide | kryesore

Messi, zbulohen detajet e pagës së frikshme te Psg: një milionë në kriptovaluta

-Instant, Sport

Sa fiton Leo Messi dhe sa do të fitojë te PSG? Për të zbuluar shifrat e kontratës së ‘përbindëshme’ të yllit argjentinas me klubin e tij të ri, pas lamtumirës së tij të përlotur me Barcelonën, ka menduar l’Equipe në faqen e parë të tij: 110 milionë euro neto në tre vjet nëse respekton marrëveshjen e nënshkruar me klubin parizien deri në vitin 2024. Këtë vit Pleshti – siç raportohet nga gazeta franceze – do të përfitojë 30 milionë euro, të cilat do të bëhen 40 në sezonin e dytë dhe të tretë falë një ‘bonusi besnikërie’.



Ashtu siç vetë PSG kishte komunikuar tashmë dhe siç është specifikuar edhe nga l’Equipe, Messi do të jetë gjithashtu lojtari i parë që paguhet në kriptovaluta. Nga 30 milionë euro neto në sezon, klubi Al-Khelaifi do të paguajë një milion në Psg Fan Token, monedhë e krijuar nga platforma e Socios.com. Argjentinasi nuk mori asnjë çmim nënshkrimi pas kalimit të tij nga Barcelona në PSG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu