• |
ide | kryesore

“Nuk merrem dot me gabimet e lojtarëve”: Daja nervoz me gazetarët më shumë se me të tijtë

-Instant, Sport



Një Ilir Daja i zhgënjyer pas ndeshjes së barazuar me Skënderbeun, jo vetëm për mënyrën e pësimit të golit, por edhe për faktin se skuadra e tij vazhdon të shpenzojë raste dhe ka shënuar vetëm një gol me penallti në dy ndeshje. Nervozizmin tekniku e ka patur i ngacmuar nga gazetarën pikërisht për këtë fakt. “Nuk merrem dot me gabimet e lojtarëve se janë prezente gjatë kohës, më keq më vjen mua. Por të ndërtohet pyetja që keni bërë një gol me penallti, kur kemi pasur situata para portës, nuk më duket me vend. Nuk gjej asnjë lloj gabimi, të pësosh gol në atë mënyrë do të thotë që nuk ka as rreshtim gabim, as veprime gabim, topi vjen nga gjysëmthellësia, i kontrolluar 100%. Ky është i vetmi gabim në këtë ndeshje”.

Tekniku ka vazhduar më pas analizën e tij, për performancën që e ka bërë të ketë një pikë në dy ndeshje: “Jemi të ndërgjegjshëm që nuk jemi brilant në manovër, por sot kanë bërë mirë të gjithë lojtarët se të çash një mbrojtje me 11 lojtarë para zonës, nuk është aq e lehtë. Goli i jep një lloj tjetër qetësie ekipit. Nuk ishte problemi i thellësisë, por më të shpejtë ku ishim superior me kundërshtarin, në linjat anësore, për të përfunduar në thellësi para portës”, tha Daja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *