• |
ide | kryesore

Pezullohen 738 mjekë në Itali, kanë refuzuar të bëjnë vaksinën

-Instant, Lajme, Planet



Shoqata e Mjekëve Italianë, Fnomceo, ka bërë të ditur se 738 mjekë janë pezulluar nga puna pasi ende nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit. Fillimisht u pezulluan 936 mjekë, por 208 prej tyre ndryshuan mendjen dhe pranuan të marrin vaksinën ndaj koronavirusit, e cila në Itali është bërë e detyrueshme për këtë kategori që nga prilli i këtij viti.

Nga 15 tetori, italianët duhet të dëshmojnë vaksinimin, test negativ, apo shërim nga sëmundja për të hyrë në vendet e punës, si në sektorin publik ashtu edhe privat. Për ata që prezantohen në punë pa certifikatën shëndetësore, parashikohen gjoba nga 400 deri në 1 mijë euro. Shkarkimi nuk do të jetë i mundur, por dot ketë pezullime dhe ngrirje të pagës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *