• |
ide | kryesore

Piblikohet video e arrestimit të bashkëshortit të Angela Martinit

-Instant, Paparazzi, Slider



Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, ra në prangat e policisë në muajin gusht pas një kohe të gjatë në arratisje. Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person në ishullin e famshëm, ku shpenzoi shifra marramendëse në restorante dhe jahte. Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos. Mirëpo Dragos u lirua vetëm një ditë pas arrestimit.
Biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali. Gjykata italiane e mori vendimin për Dragos Savulescu-n, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Ditë më parë çifti i famshëm kanë zbuluar se Dragos ka fituar përfundimisht pafajsinë në Greqi dhe se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e Dragos. Vendimi shënon herën e dytë që një gjykatë europiane ka refuzuar një kërkesë ekstradimi për të.
Gjykata e Apelit e Egje-së në Syros doli në krah të Savulescu, duke rënë dakord se Rumania nuk kishte fuqi të detyronte ekstradimin e tij nga Greqia dhe urdhëroi pushimin e menjëhershëm të urdhër arrestit rumun.
Së fundmi janë publikuar pamjet ku tregohet momenti kur ai thotë se u arrestua “ilegalisht” në ishullin e Mykonos.

https://youtu.be/CMqR2vFXqgA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *