• |
ide | kryesore

Prishin objektivat, për të rregulluar fushat: Klubet imitojnë gafat e FSHF-së

-Instant, Sport



Dinamo-Laçi u luajt të premten e Kukësi-Kastrioti do të zhvillohet të dielën në Elbasan Arena, që do të vazhdojë të presë dy ndeshje në tre ditë cdo fundjavë pë disa kohë. Përse? Sepse jemi në Shqipëri e këtu çudia më e madhe zgjat 3 ditë thonë, problemi është se në futbollin tonë askush nuk nxjerr mësim. Nëse konstatohet rregullisht se skuadrat me objektiva të mëdha si Kukësi apo Partizani penalizohen gjatë sezonit nga fakti se luajnë cdo ndeshje në transfertë, duke mos pasur stadiumin e tyre, janë disa të tjerë që e kanë luksin të shfrytëzojnë impaktin fushë, sidomos tani që u rikthyen tifozët dhe e hedhin poshtë vetë, me një neglizhencë, për të mos i vënë emër tjetër, të pashoqe. Pasi kanë kryer faza përgatitore edhe jashtë vendit dhe kaluan verën me përpara vetëm dy apo tre ndeshje në shtëpi maksimumi, ato europiane, tani kujtohen të rregullojnë fushën me kampionatin që ka nisur.

E po flasim për kampionët në fuqi si Teuta e Laci një ekip potencial për të tentuar titullin. E paimagjinueshme që klubi durrsak vendos për të restauruar fushën me matjet e kryera pak para ndeshjes me Partizanin, që e luajtën në Elbasan e do të nisin punimet me drenazhimin e tapetin rreth të premtes, duke bërë që Niko Dovana të dalë jashtë përdorimit të paktën deri në fund të vjeshtës. Situata mund të ishte edhe e rëndruar, por duhej menduar më herët e kjo vlen edhe për Laçin, që 3-4 ditë më parë vendosi të ndërhyjë për fushën, duke vrapuar të vendosë një shishe për radhën në Elbasan Arena. Një mënyrë që komplikon jo vetëm objektivat dhe ndikon në të ardhurat që duhet të vinin nga biletat, por sfilit tapetin e stadiumit të Elbasanit, ku aktualisht janë 5 skuadra që do të alternohen të luajnë praktikisht dy ndeshje në tre ditë.

Cudira shqiptare, që mund të mos jenë edhe aq, për sa kohë frymëzohen nga vetë institucioni që drejton futbollin. Nuk ndryshoi fare ajo që bëri FSHF me Arenën kombëtare, lajmëroi spostimin e ndeshjeve kualifikuese të Botërorit kundër Hungarisë e San Marinos, në 19 gusht kur u kuptua se stadiumi i Tiranës nuk do të ishte gati të mirëpriste sfidat, duke qenë se telashet me fushën nuk kishin mbaruar. E pra, kalendari dihej dhe ndeshjet kualifikuese të kombëtares gjithashtu ishin programuar prej kohësh. E megjithatë, në 31 maj aty u luajt finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë e Skënderbeut. Kështu që është e kuptueshme se me një vizion të qartë gjërat do të ishin bërë në kohë dhe investimi për një tapet hibrid, të cilësisë dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, nuk do të nxirrte kombëtaren nga shtëpia. Po sic duket neglizhenca është ngjitëse…



1 Comment

  1. Hey, po kot nuk i thuhet nje vendi “Republike Bananesh”! Ky i yni eshte nje i tille. E kemi pare sheshin e Tiranastanit?! Cfare turlie eshte bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *