• |
ide | kryesore

Ra nga pema gjatë krasitjes, ndërron jetë emigranti shqiptar në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Leçe, Itali. Viktima është me inicialet F.C. Ai banonte në Taviano dhe punonte në një strukturë private, kujdesej për gjelbërimin, krasitjen e pemëve dhe kopshtit. Por mëngjesin e sotëm është gjetur në tokë i shtrirë pa shenja jete.

Informacionet janë kontradiktore dhe ende nuk dihet nëse shqiptari ra nga pema gjatë krasitjes dhe humbi jetën apo shkak ka qenë ndonjë goditje kardiake që i mori jetën në vend. Pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe dërgimit në spital, 42-vjeçari kishte ndërruar jetë. Pritet autopsia për të sqaruar shkaqet e vdekjes së shqiptarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *