• |
ide | kryesore

Shifrat të frikshme/ Rriten rastet e divorcit në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kërkesa për divorc nga çiftet në kryeqytet janë shtuar ndjeshëm këtë vit. Të dhënat e siguruara nga ABC, tregojnë se nga Janari deri më tani, në Gjykatën e Tiranës janë dorëzuar 1099 padi për divorci, ose 131 më shumë se në 8 muajt e parë të 2020. Deri tani, 135 nga këto çifte janë divorcuar me vendim gjykate.

Shumica e kërkesë padive janë bërë nga gratë. Dhuna në familje dhe kushtet ekonomike është shkaku kryesor i kërkesës që paraqitin gratë për divorc. Por ka pasur edhe padi për tradhti bashkëshortore apo për mospërputhje në çift.

Gjatë shqyrtimit të kërkesë padive, është zbuluar se kryesisht konfliktet mes bashkëshortëve kanë nisur vitin e kaluar gjatë muajve të karantinës. Kjo situatë, sipas psikologëve ka ndikuar më së shumti në debatet që bashkëshortët kanë pasur lidhur me arsyet ekonomike duke çuar deri në dhunë. Sipas të dhënave te siguruara nga abc, rezulton se mosha e bashkëshortëve të paditur është nga 35 deri në 55 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *