• |
ide | kryesore

Video/ Inter shkatërrues: Bolonja nuk di nga të shkojë në 6-1 e San Siros

-Instant, Sport, Video



Inter mposht 6-1 Bologna në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A e ngjitet momentalisht në vendin e parë në klasifikim. Gjithcka e lehtë për zikaltrit në San Siro, që në fund të pjesës së parë shkuan në avantazh 3-0 falë golave të Lautaros (6′), Skriniar (30′) e Barella (34′). Në fillimin e pjesës së dytë erdhi pokeri i shenjuar nga Vecino (54′), para dygolëshit të Dzekos (63′ e 68′) që fundosi kuqeblutë. I Theate (86′) goli i flamurit për bolonjezët.

Një rezultat i jashtëzakonshëm për t’u rikthyer në rrugën e duhur menjëherë pas barazimit me Sampdoria dhe humbjes në Ligën e Kampionëve me Real Madridin. Interi kthehet të vrapojë dhe e bën këtë me një paraqitje të fortë, duke shtrydhur një Bolonja që mbërriti në San Siro me një qëndrim tepër agresiv dhe të paskrupullt, pre e lehtë për një ekip vdekjeprurës në kundërsulm dhe i pamëshirshëm para portës si ai i Inzaghit.

Mund të ekzaltohet tekniku për super performancën e Dumfries, të sulmuesve të tij dhe një mbrojtj të padepërtueshme. Problemi i vetëm i ditës është dëmtimi i Correas, i cili doli pas një gjysmë ore mjaft të errët për shkak të një traume në legen. Një dëmtim që rrezikon të jetë i rëndë në funksion të dy ndeshjeve të ardhshme të afërta kundër Fiorentinës dhe Atalantës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *