• |
ide | kryesore

Video/ Premier League, Southampton e Broja ndalojnë City: tris i Liverpool

-Instant, F1, Sport, Video



Liverpool shkëputet në krye të renditjes në javën e pestë të Premier League. Reds mundën Crystal Palace 3-0 me Mané, Salah dhe Keita dhe fituan terren ndaj Manchester City, i ndalur 0-0 nga Southampton i Armando Brojës. Arsenali po merr frymë me fitoren e dytë radhazi, 1-0 kundër Burnley falë goditjes së dënimit të Odegaard. Suksese në transfertë edhe për Watford, 3-1 në Norëich, dhe Brentford, 2-0 në Wolverhampton.

WOLVES-BRENTFORD 0-2
Brentford godet në fushën e Wolverhampton 2-0 dhe largohet nga zona e nxehtë e tabelës. Miqtë patën një fillim më të mirë të ndeshjes dhe gjetën avantazhin pas 9 minutash, por goli i Toney është anulluar për pozicion jashtë loje. Në të 26’ ndeshja u zhbllokua: Marcal bën faull në zonën e penalltisë, Toney nga pika e bardhë shënon avantazhin. Miqtë vazhduan të shtyjnë përpara dhe pas dy minutash shënuan përsëri me Toney, por edhe një herë gëzimi nuk zgjati shumë: këtë herë Var anulon për një prekje me dorë. Sidoqoftë, Wolverhampton nuk është fare në lojë dhe lejon hapësira të mëdha, të cilat në minutën e 34 çuan në 2-0 të Mbeumo, në një asist nga Toney. Në pjesën e dytë, kartoni i kuq i Baptiste u dha mundësinë vendasve të luanin gati gjysmë ore në epërsi numerike. As Hwang as Jimenez, megjithatë, nuk arritën të gjejnë golin e shpresës dhe rezultati 2-0 mbeti deri në fund, me Brentford që rritet në 8 pikë e Wolves mbetet në 3.

BURNLEY-ARSENAL 0-1
Arsenali i Arteta fiton përsëri ngushtë, e pas tre humbjeve radhazi në fillim të Premier League merr një tjetër 1-0, këtë herë në Burnley. Goditja e lirë e shkëlqyer e Odegaard, pas gjysmë ore lojë, vendosi një ndeshje jo veçanërisht emocionuese, duke i lejuar Gunners të menaxhojnë pjesën tjetër të lojës. Miqtë mund të dyfishonin qysh në pjesën e parë me Rowe, tentativa e të cilit përfundoi pak mbi traversë. Në gjysmë orën e fundit të lojës, Burnley u përpoq të paktën të barazonte, por Ramsdale shpëtoi ndaj Cornet shansin e vetëm të vërtetë për vendasit. Topçinjtë luajtën kompakt dhe e vunë lojën në gjumë, duke shkuar në gjashtë pikë dhe duke lënë Burnley në një.

LIVERPOOL-CRYSTAL PALACE 3-0
I freskët nga fitorja në Ligën e Kampionëve kundër Milanit, Liverpool gjeti një tjetër sukses, me disa vështirësi në fillim, edhe kundër Crystal Palace. Reds u tronditën në minutat e para kur Crystal Palace goditi dy shtylla, së pari me kokën e Zahas të devijuar nga Alisson dhe më pas, në goditjen e këndit pasuese, me Benteke. Anfield përpiqet të shtyjë lojtarët e tij, të cilët u rritën në intensitet dhe shkuan afër epërsisë në minutën e 38, kur Diogo Jota goditi keq një mundësi të thjeshtë. Sidoqoftë, në minutën 43, Mané është më i ftohtë në topin e kthyer keq nga Guaita pas goditjes me kokë të Salah: për senegalezin është goli i 100 me fanellën e Liverpool. Në pjesën e dytë, Reds janë afër dyfishimit me shansin e dyfishtë për Keita dhe Salah, por pastaj rrezikuan të barazohen kur Edouard humbet mundësinë i vetëm përballë Alisson. Pas 78 minutash, Salah në spondin e Van Dijk realizoi 2-0, ndërsa në minutën e 90, Naby Keita e fiksoi rezultatin, duke shënuar një gol të bukur 3-0 në hyrje të zonës pas një kërcimi nga Guaita. Liverpool kryeson Premier League me 13 pikë, ndërsa Crystal Palace mbetet në 5.

MANCHESTER CITY-SOUTHAMPTON 0-0
Pas goleadës kundër Leipzig në Ligën e Kampionëve, Manchester City nuk e gjeti dot rrugën drejt golit kundër Southampton dhe iu desh të mjaftohej me 0-0, në një lojë në të cilën protagonisti i vërtetë ishte Var. Të besuarit e Guardiolas sulmuan më shumë, por atyre u mungoi saktësia, si me Sterling në asistin e Grealish ashtu dhe Gabriel Jesus. Në pjesën e dytë, teknologjia dominoi: së pari korrigjoi një karton të kuq për Kyle Walker për një penallti të revokuar, pastaj anulon golin që do t’i kishte dhënë fitoren Manchester City në minutën e 93. Në lojë edhe Armando Broja për 20 minuta, pa mundur të ndëshkojë prapavijën e Citizens. Skuadra e Guardiolas del nga Etihad me një pikë të vetme dhe ngadalëson në garën për titull, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve. Barazimi i katërt në pesë ndeshje për Southampton, i cili ende noton në zonën e rënies, por sigurisht që mund të jetë i kënaqur me pikën në transfertë.

NORWICH-WATFORD 1-3
Fitore jashtë fushe për Watford, që fitoi 3-1 në Norwich. Miqtë zhbllokuan rezultatin pas vetëm 17 minutash: Kiko kaloi një kundërshtar, shërbeu në qendër dhe gjeti goditjen fituese me kokë të Dennis. Vendasit reaguan dhe në minutën e 35 gjetën barabazimin me sulmuesin finlandez Pukki, i cili kontrolloi pasimin e Normann dhe mposhti Foster. Watford e ndërtoi suksesin e tij në pjesën e dytë falë goditjes së Sarr, i cili fillimisht nënshkroi avantazhin e ri në minutën e 63 me ndihmën e King dhe më pas mbylli rezultatin në minutën e 82, duke finalizuar një aksion koral të ekipit. Watford u ngjit në gjashtë pikë dhe mundohet të dalë nga zona e rrezikut, Norwich është skuadra e vetme ende pa pikë.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Wolverhampton Wanderers 0 – 2 Brentford
Burnley 0 – 1 Arsenal
Liverpool 3 – 0 Crystal Palace
Manchester City 0 – 0 Southampton
Norwich City 1 – 3 Watford



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *