• |
ide | kryesore

Video/ Teuta pikë në shkodër me 10 lojtarë, nuk ka revansh për Vllazninë: Bajramajn e shpëtoi VAR në tre momente

-Instant, F1, Sport, Video



Teuta del me pikë nga Loro Borici, edhe pse me 10 lojtarë, duke treguar forcën në shtëpinë e rivalit direct Vllaznisë. Shkodranët nuk përfituan dot nga superioriteti numeric për gjithë pjesën e dytë të lojës, ndërsa patën mik e armik VAR-in: në fundin e pjesës së parë sistemi në ndihmë të arbitrit i ndryshoi ngjyrën kartonin e verdhë të Bajramajt, por në pjesën e dytë anulloi penalltinë e akorduar nga arbitri, për pozicion jashtë loje të Latifit e i hoqi golin Cobës në minutën e 97.

Ndeshja ishte me mjaft ritëm dhe e luftuar, gjë e cila u tregua që në fillim të takimit. Në fundin e pjesës së parë Teuta mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Todorovskit. Ishte një vendim i vështirë për gjyqtarin i cili u konsultua me VAR-in, duke i treguar mbrojtësit kartonin e kuq e duke e lënë Martinin me 10 lojtarë për gjithë pjesën e dytë.

Në të dytën, pas VAR i mohoi penalltinë kuqebluve, ishte Da Silva që kaloi shkodranët në avantazh me një goditje të bukur me kokë në minutën e 58, duke dhënë idenë e një ndeshje të fituar tashmë.

Por kur të gjithë menduan se Vllaznia do të merrte tre pikët, Kuembemba i prishi festën shkodranëve me një gol spektakolar me kokë, që nuk i dha asnjë mundësi Zogovic e duke shtangur të pranishmit në ”Loro Boriçi”. Pjesa tjetër e lojës u luajt me mjaft tension, por rezultati nuk ndryshoi me skuadrat që marrin vetëm nga 1 pikë në shtëpi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *