• |
ide | kryesore

A fiton dot PD me Amerikën kundër? Andi Bejtja përplaset me Preç Zogajn

-Instant, Kryesore
“A fitohet me Ameriken kunder”? Kjo pyetje fatale po zë vend gjithnjë e më shumë në debatin e brendëshëm të PD-së që pas shpalljes non grata të Sali Berishës dhe përjashtimit të tij parlamentar nga Lulzim Basha. Të gjithë mbrpjtësit publikë të kryetarit de facto të PD thonë se opozita nuk e kishte luksin të hapte luftë me SHBA-në që do ti bënte gjëmën, që do e shpallte të gjithë partinë të padëshirueshme dhe që do pengonte në fund ardhjen e saj në pushtet. Pa treguas as se çfarë rreziku i kanosej PD-së ata mbyllin çdo siskutim me frazën: Nuk i dilet amerikës kundër.
Në këtë linjë është rreshtuar së fundi edhe shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj. Në një shkrim të gjatë në Panorama (lexoje të plotë këtu) ai hedh këtë tezë: “Çështja kryesore përkthehet sot në formën e pyetjes për çdo demokrat, për çdo të zgjedhur në këtë parti, për Berishën gjithashtu. A mund të fitojë PD me SHBA kundër? Unë kam dhënë përgjigjen time dhe e përsëris: Jo. Me SHBA përkrah, po”.
Pikërisht me këtë tezë ka replikuar poeti dhe analisti Andi Bejtja duke thënë se detyra e intelektualit të vërtetë nuk është të rreshtohet pas të fortit. Ja seç ka shkruajtur ai në një status në llogarinë e tij në Facebook: “Thjesht per kujtese, jo me larg se dy tre vite me pare, ishte i njejti vend qe mbante po emrin Amerike qe e pranoi oferten per ndarjen e Kosoves, oferte qe i ngriti qimet ne koke cdo intelektuali e shkrimtari europian. Nuk e mbaj mend cfare qendrimi kane mbajtur keta intelektuale e shkrimtare shqiptare, ate bote , po kam pershtypjen se neqoftese nga turpi nuk jane shprehur per kete nisme, po prape per turpin e tyre kane heshtur…E risolla ne vemendje kete detaj, jo thjesht per t’i kujtuar se Amerika jo vetem gabon, sic e ka treguar historia madje shpeshhere fatalisht dhe rende, por edhe per nje aresye tjeter madhore demokratike: nuk eshte roli, sidomos i te ashtequajturve shkrimtare e intelektuale ne demokraci; te shkojne qorrazi pas nderhyrjeve te tilla arbitrare ne dem te demokracise e sovranitetit te nje vendi, te nje partie te nje komuniteti….Ndaj, eshte e trishte per nje vend kur te ashtequajturit intelektuale apo shkrimtare, apo dhe publiciste mendojne aq ngushte si te jene zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes qe sapo kane nenshkruar nje mareveshje per nje baze ushtarake sekrete me Ameriken. Detyra e shkrimtareve, intelektualeve, publicisteve, shoqerise civile eshte te luftoje per ta shtyre Ameriken te ulet ne karrigen e humbur te Arbitrit te Demokracise dhe jo te bashkohen me te ne rrugen e arbitraritetit, qofte kjo Amerika Zyrtare apo qofte kjo Amerika e lobimeve…”
Nga ana tjetër për debatin a vihet në pushtet pa përkrahjen e SHBA-së Zogaj shkruan:  “Përvoja e këtyre tridhjetë viteve në Shqipëri u jep mbështetje me prova, nga zgjedhjet në zgjedhje, këtyre pohimeve. Berisha dhe PD u larguan nga pushteti në mënyrë dramatike në vitin 1997 në kontekstin e një qëndrimi shumë kritik të SHBA për zgjedhjet e vitit 1996 dhe të mbështetjes që mori në Uashington grupimi opozitar i asaj kohe me Servet Pëllumbin në krye. PD përjetoi një periudhë jo të shkurtër ftohjeje me SHBA dhe përfaqësuesit të saj në Tiranë. Rikthimi i saj në pushtet me kryetar Berishën në vitin 2005 ndodhi në klimën e re të përafrimit me SHBA dhe “bekimit” të ri amerikan për t’u kthyer me një mendje tjetër, më të hapur se më parë. Amerikanët nuk u mbajnë dorën votuesve dhe as marrin anë hapur në zgjedhje.

Por me qëndrimet që mbajnë, ushqejnë perceptime dhe vlerësime të sakta në publik, që përkthehen si vota që bëjnë diferencën…”. Por edhe këtu duket se Bejtja e ka një kundër argument:”Ndersa neqoftese doni nje pergjigje te shpejte a fitohet me Ameriken kundra, pini nje kafe me Albin Kurtin apo dhe me Fatos Nanon kur e mundi Pandeli Majkon ne Kongresin e Partise Socialiste, jo thjesht si Kryeminister, po si Kryeminister qe vinte me dekorata nga Shtepia Bardhe, si njeriu qe duke i hapur deren 700 mije kosovareve gjate spastrimit etnik te Milloshevicit i shpetoi fytyren jo vetem Uashingtonit, por edhe Europes qe u gjend fare e papergatitur…”


©Lapsi.al

31 Comments

    1. Pyetjen nese fitohet duke patur USA kunder, ju lutem drejtojani kryeministrit te Republikes se Kosoves, SH.T. Z. A. KURTI.
      Pyetjen nese fitohet duke pasur armik dhe duke luftuar kunder; USA+NATO+U.K.+Australi+ Kanada+U.N (192 shtete antare)+dreqer e shejtane, drejtojuani ca cobeneve, te veshur me shapka plastike plazhi, andej nga Afganistani.
      Ky vend nuk behet per sa kohe qe te kete lapangjoze, pa piken e personalitetit, k**va meshkuj, tipave te spiuneve te sigurimit Cupi, Zogaj, burgaxhiu Ngjela & Co. te cilet shesin e spiunojne nene e babe, jo me Shqiperine.

        1. Po pse mor dylbera, qe i ulni dhe breket me te fortit (ne rastin tone Amerika), ca jemi ne qe duhet te zgjedhim o Ramen o Salen? Vetem keto dy burra ka Shqiperia??
          Krahasimi qe ben ti eshte njesoj si me te kap ty tani me dhune dhe me te thene ku e do karin, ne byth apo ne goje, ca do zgjedhesh ti?
          Sala bir kurve eshte dhe ai, por kjo nuk do te thote qe ne dushet ta “pushkatojme pa gjygj” se na e kerkon Amerika.

    2. E mabni med, para disa viteve ne austri fitoi pushtetin nje parti qe kishte ca ide neo naziste. Europa thjesht foli dhe beri ca presione te vogla. Kur e kuptoi usa qe europianet as …. e as te leshon. Nxori ultimatum. 2 jav e pati jeten ajo qeveri. Dhe me vone ajo parti u zhduk fare.
      NE AUSTRI….. imagjinoni te ne.

  1. Kjo eshte zgjidhja sipas meje. Pd te ndahet ne dy fraksione, ajo e mbeshtetesve te Bashes, dhe ata te Berishes. Ps te ndahet ne dy fraksione (Rama dhe rilindaset e tij, ne nje ane dhe ne anen tjeter socialistet e vertete,(Mejdani, Brace, Majko etj). Te behet nje reforzmim i kodit zgjedhor, ku lejohen koalicionet. Ne zgjedhejt te futen 2 apo 3 koalicione. I majti (fraksioni socialist, dhe fraksioni i Edi Rames dhe Erjon velise), I djathti, fraksioni i njeriut te zgjedhur nga Berisha dhe Fraksionit te Bashes) si dhe nje fraksion i trete me parti, shoqata,individe qe nuk ajne as me PS as me PD. Pas zgjedhjeve ne varesi te votave,i pranohet fitorja atij koalicioni dhe atij fraksioni qe ka fituar me shume, dhe po te duan fraksionet bashkohen perserise ne PD dhe PS, ku kryetar i PD te jete kryetari i fraksionit me me shume vota, dhe kryetar i PS te jete kryetari i fraksionit me me shume vota).. Me Berishen fraksioni i tij apo PD nuk vjen ne pushtet perderisa ke Ameriken kudner, keshtu ai duhet te zgjedhe nje person si kryetar te fraksionit te tij, por jo veten, dhe aq me pak Nishanit, apo Tritan Shehun, qe u ka dal boja.

  2. Me pelqeu ajo pjesa: amerika nuk i mban kujt dorën në zgjedhje.
    Bravo Andi për intensitin e mendimit dhe qartësinë e mesazhit.

  3. Fatos Nano e mundi Pandeli Majkon vetem sepse Majko kishte takuar Berishen ,dhe Nano abuzoi me kete fakt,keshtu qe militantet e PS nuk ia falen,dhe jo se kishte shans qe Nano apo dikush tjeter ne PS te fitonte ndaj Majkos. Edhe vete Veliaj apo Rama te kandidojne nuk e mundin dot Majkon, bile as Bracen prandaj dhe i urdheruan komisioneret e PS qe mos ta nxirrnin Majko deputet ne asnje menyre.

  4. Preç Zogaj është një adoleshent që aksidentalisht ka mbetur në politikë.

    Asnjëherë nuk ka qullosur gjë me gjykimet e cekta politike, gjithmonë ka qenë kundër Berishës.

  5. Ta provojë PD kundër SHBA dhe ditë të zeza do ti shohin sytë, GËLBAZËS dhe NAMUTIT.
    O ça shansi I erdhi Ramutit…
    Të paktën deri më 2029….
    Piiiikëëë e zezë ëë….

  6. Andi Bejtja dhe Andi Bushati janë 2 nga intelektualët e vërtetë, edhe pse Bushati është i majtë ka qenë përherë i ndershëm, me integritet dhe i pa mjollosur me përfitime politike.

  7. Prec Zogaj ka qene dhe mbetet oportunist, njeren dore ne bakllava dhe tjetren ne kadaif.

    Nuk e kemi degjuar ndonjehere te jete kritik me qeverine dhe Edi Ramen e politikat e tij, sic I ka hije nje intelektuali qe per ideal ka vetem te verteten. Vetem teorira “demokratike” pa vlere sikur jetojme ne Suedi e Norvegji.

    Te gjithe keta “intelektuale” qe mbeshtetin Bashen me frazen bajate “qe duhet te kesh mbeshtetjen e Amerikes qe te vish ne pushtet ” I sherbejne sulltanit te Surrelit dhe duan zhdukjen e opozitarizmit.

    Intelektuale pa shtylle kurrizore.

    1. Por ndryshe eshte ta kesh Ameriken kudner ose ta kesh ne krah. Ja psh, po ta kesh ne krah , Rama nuk lejohet te vjedhi dhe manipuloje zgjedhjet,ose e anasjellta. Kur dihet qe Rama fiton vetem duke i vjedhur zgjedhjet, roli i Amerikes eshte vendimtar ne percatimin e fituesit.

      1. Po pse nuk e pjerdh njeri Ameriken ne Hungari, Biellrusi, Rusi, Kine, Filipine, Indi, Pakistan, Afganistan, Iran, Turqi, etj etj…
        Apo se keto jane vende me koqe, jo si ne qe shesim bythen per 5 lek.
        Po te bejme ca do Amerika do behemi dhe ne si gjysma e Europes (si Franca, Gjermania, etj) ku gani 50% e popullsise jane emigrante dhe nuk i lidh asnje me ate vend.
        Ne qofte se doni ta shihni Shqiperine mbush me njerz te zinj me 10 here me pak kulture krahasuar dhe me maloket tane, ata nga zonat e humbura, bujrum veten po merni ne qafe.

  8. Presh Zogeza ose “Ciftelia” partise eshte nje medioker qe ka kaluar sa ne nje krah ne tjetrin per interesa personale. Eshte si puna e qenit qe leh aty ku i hedhin ndonje kocke

  9. Preç Zogajt mos ja merni në konsideratë ato që thotë!!Ai forcën e tij e pa se sa ishte kur ishte me Ad .Përfundoi aleat i Ps e pastaj e riktheu Berisha në Pd.Intelektual që ska një vijë mendimi e i lëkundshëm.Thjesht shkon nga fryn era!!!!

  10. Shof qe shume rob nuk kuptojn esencen…
    S’po flas per Preçerat e Bejtet…
    Po flas per robt e thjeshte

    Ne planin nderkombtar nuk ka deshtu aq shume PD (qe ka deshtime plot) sesa eshte merite e forte dhe fat gjithashtu i PS…

    Sa per dijeni jam antikomunist familjarisht me rrenje, por rrealiteti eshte ky…

    PS eshte e rreshtuar majtas (ne thelb eshte parti globalisto-komuniste, me elemente fashiste, por JO ideologji fashiste sepse fashizmi eshte nacionalist, kta jane globaliste)

    Globaliste kane 300 vjet, qe jane forca me e madhe organizative…per pasoje, edhe kur jane ne pushtet edhe kur jane ne dobesim (siç ishin ne 1992) kta rrjetin e kane, e mbajne me fort se kurre sepse boshti dhe epiqendra e tyre nuk eshte kombi apo situata e momentit ku ndodhen gjeografikisht, por epiqendra globaliste e organizates…kjo e ndihmoi PPSH te mbijetonte edhe atehere kur ne menduam, dhe deshiruam qe ngordhi…

    Vijme ke PD, e rreshtuar djathtas (aq sa çmunden nje grup njerezish qe vijne nga sistem totalitar)…te djathat boterore jane me bosht dhe koncept lokal, jane patriote dhe nacionaliste, gjeografia lokake eshte primare…republikanet ne texas nuk pjerdhin per te djathten e Le Pen, jo me per PD ne tirane…
    eshte natyra e organizimit te te djathtes: zoti, kombi, familja…
    Kurse e majta vendos primare qendren e internacionales socialiste, te drejtat e grupimeve te jashtme si emigrantet, diversiteti i kulturave etj si primare…

    Historia politike boterore eshte ciklike…
    Po ta vini re (une jetoj ne amerike t’veriut) ne perendim, jo vetem qe globalistet jane ne pushtet kudo ne te njejten kohe, por edhe partite e djathta/konservatore jane ne ditet me te dobta noi here…pra ky eshte cikli i forte i globalisteve…

    PD ka shume per te bo nga mrena saj, shuume, por ne planin nderkombtar, s’ka çbo, duhet te presi te mbaroje cikli, se nuk ka fuqine e orbanit apo polakve apo noi tjetri

    Ka rob qe thone te beje perpjekje te rivalizoje PS tek amerikanet…
    naivitet total, sepse s’mundet dhe s’duhet te futet ne aleancen globaliste, vetem nese do me ndru ideologji dhe bosht, tjeter pune…

    Frika se shpallesh org terroriste s’do me thone noi gjo, se IRA, ETA etj. kane 100 vjet, vazhdojne ata, deri ke fryma e fundit, o bohet o s’bohet…por shqiptaret nga injoranca nuk kuptojne, i dun gjonat shpejt

  11. Pyetjen nese fitohet duke patur USA kunder, ju lutem drejtojani kryeministrit te Republikes se Kosoves, SH.T. Z. A. KURTI.
    Pyetjen nese fitohet duke pasur armik dhe duke luftuar kunder; USA + NATO + U.K.+ Australi + Kanada + U.N (192 shtete antare) + dreqer e shejtane, drejtojuani ca cobeneve, te veshur me shapka plastike plazhi, andej nga Afganistani.
    Ky vend, nuk behet per sa kohe qe te kete lapangjoze, pa piken e personalitetit, k**va meshkuj, tipave te spiuneve te sigurimit Cupi, Zogaj, burgaxhiu Ngjela & Co. te cilet shesin e spiunojne nene e babe, jo me Shqiperine.

  12. Nuk ka qor me te madh se ai qe sdo te shikoj! Amerika po thote troç, Sali Berisha eshte i koroptuar, e ju kodra mbas bregu e lagu apo se lagu bishtin Amerika. Pd pa ekuivoke e me dinjitet te veje gishtin ne plage, korupsioni ne radhet e saj. Berisha eshte stermullari i korupsionit. S’mund te luftohet i koroptuari Edi Rama nga hajdutet e PD.

    1. Nigjo ti robo, qeke shume i trashe

      Troç deri tani kena nigju vetem: “Jena fakte qe na i ka dhone qeveria shqiptare dhe OJQ-te e sorrës!”

      As nje fakt publik, dhe asnje ne gjykate!

      Ky Sali plaku, qeka rrezik boteror, kur Blinken sapo i kane lene talebaneve 1 trilion dollare armatime dhe kane fillu te bashkebisedojne !

      Pra Sali plaku me i rrezikshem sesa talebanet, qe financojne isis-c dhe celulat e hezbollahut!

      Saliu te shkoje ne pidh te se jemes, meqe vendosi me i fal karmunistet ne 1991,
      kshuqe te shkoje me te shumtet…

      Ti s’kuptoke nga kto gjona, i dite te bukur do vij noi ambasador(e) dhe do thote qe palloshi i gjate qe ti adhuron, duhet te shkoje ne guantanamo, ku do perdhunohet 8 here ne dite, sepse kshu kane ca te dhena!

      Ti masanej do shkrush ktu qe kjo eshte e padrejte, sepse Kim thoshte qe palloshi ishte lider global !!!

      E kam per ty zoti dyrdyl, qe ate dite mos te te bi infarkt !!

      Komb dyrdyl

      1. Landi – nga cili komb je ti meqe ofendon te tjeter si komb dyrdyl? Apo me qe jeton ne Amerike te duket vetja i zgjuar. Blinken i ka lene talibaneve 1 trilion armatime? Cfare ilaci ke pire?

  13. Do ta zhdukin Cifutet Sorrosian kete komb po i late te shijne. Velijaj dhe rama jane me origjine cifute dhe prandaj i Zgjodhi Sorrosi. Rama e ka gjyshen Cifute nga Bullgaria dhe po ashty vekiaj e ka gjyshen cifute, Ne baze te ligjit cifut po pate nenen cifute atehere je cifut. Ku i rregulloi dhembet Rama? Ne Izrael. Kur vajti rama ne Izrael ai u fal tek tempulli cifut i shenjte. Neshja me Izraelin kur u be ai solli me qindra polic izraelit. Cifutet e kane pasur ne plan ta benin Shqiperina shtet te cifuteve qe ne 1930 dhe eshte e dokumentuar. Ata duan te na zhdukin por ngrihuni dhe luftoni se kjo eshte lufte a jete a vdekje.

    1. O shoku kombi hebre është një ndër më të vjetrit në botë, janë patriotë si asnjë komb tjetër, punëtorë shumë të mëdhenj, janë të zgjuar, janë ndër vendet me teknologji shumë të avancuar, sidomos në prodhimin e armëve dijnë të bëjnë ekonomi etj etj. do të isha i nderuar nqs do të vinin hrbrenjtë të na pushtonin, 1000 herë më mirë se pushtimi komunist e rilindas.
      Mjafton të kujtosh që në 4-5 konfliktet që ka pasur me aleancat e shteteve arabe që nga 1948 gjithmonë ka dalë fitimtar.

  14. Bëjnë gabim të madh njerëzit kur thonë “Amerika është kështu apo ashtu” sikur të ishte nje organizëm i njësuar monolit e homogjen. Shumë larg nga e vërteta! Amerika është e përbërë nga shumë grupime njerzish të ndryshme nga njëri tjetri dhe në pushtet zotërojnë njëherë njeri grup njiherë tjetri me interesa dhe qëllime të ndryshme nga paraardhësi.

    Kesaj rradhe në pushtet kanë ardhur njerzit më të këqij të planetit, qe nuk duan asnje duke futur këtu edhe vetë Amerikën. Tanimë ky grup destruktiv (pjesë e të cilit është edhe Sorrosi) ka qëllim shkatërrimin e plote të këtij vendi, kthimin e Amerikës ne diktaturë.

    Prandaj asnjëherë Amerika nuk duhet menduar si nje shtet me synime dhe qëndrim konstante, siç ka qenë të themi 30-40 vjet përpara. Gjerat tani kanë ndryshuar shumë dhe për keq, shum keq. Në këtë prizëm vendi ynë duhet të mbaj qëndrim nacionalist dhe në interes të tij. Një shembull i ngjashëm është Hungaria që i tregoi gjoksin Europës kurvë, pasi edhe ajo (Europa) ka marrë rrugën e m**** e të ferrit.

    E kuptoj që është e vështirë të dalësh kundër superfuqive por jo e pamundur!

    Përsa i përket temës ne shkrim, Zogaj ti mëshoje asaj karrike dhe të shporret nga fusha politike se boll ka hëngër, asnjëherë nuk ka folur si duhet, oportunist është. Është bërë nje person i padurueshëm.

    Koha për një opozitë të re të pakapur e papërlyer.

  15. Berisha eshte shkerdhat, po gjithsesi Bejtja ka te drejte.
    Lul Basha u tregu kurv burre dhe si kurvat ka per te ik, bashke me Bardhin dhe ato kurvat e tjera te kryesise.
    Rrite gjarprin ne behar te te haje ne dimer ka pas thone gjyshja ime.

  16. Sali Berisha, besoj, është mjeku që ka më shumë fotografi me “bllokmenët”, me Hysni Kapon, me Simon Stefanin, me familjarë të E. Hoxhës dhe tani bërtet kundër tyre! Atëhere, përse e kriminalizoi Sali Berisha skenarin, kur ata që do të linin pushtetin, së pari, nuk ishin kundër ndryshimit të sistemit dhe, së dyti, ata vetë e vendosën në krye të asaj partie? Ja, përse dyshohet për Berishën! Ai përherë provokonte dyshimin. Ky njeri, mbartës i aq shumë veseve, i pabesë, pa ide e parime, shpifës etj., shkatërroi gjithçka: ekonominë, ushtrinë, arsimin, Akademinë e Shkencave, drejtësinë, territorin etj.

  17. Po mire ôre Préc ,perse te votojme ,kush eshte me Ameriken fiton zgjedhjetZogaj .dhe shume si Zogaj qe sot qyrraven Amerika Amerika dikur bertisnin poshte Amerika ,e tani gjenden ne qeveri ne drejtesi ne media ne administrate.Per Amerikanet ka rendesi me shume stabiliteti se sa demokracia tek ne dhe ne vende si puna jone.Te fala Kimetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu