• |
ide | kryesore

Analiza / Rama, njeriu i Amerikanëve në Tiranë

Arkiva, Kryesore, Lajme

Nuk janë vetëm deklaratat e Yuri Kim në ditën e formimit të qeverisë Rama 3, apo beteja që SHBA i ka shpallur Berishës duke përçarë opozitën, ato që tregojnë se Amerika po shfaq prej kohësh një mbështetje pa komplekse për kryeministrin aktual.


Vetë Edi Rama e pohoi me mburje në fjalimin e programit katërvjeçar para kuvendit, se ai ka qenë dhe mbetet i preferuari i Uashingtonit. Duke folur për ngecjen e Shqipërisë në labirinthet e integrimit Europian, ai fajësoi makinerinë e baltës të opozitës dhe mediave që e ka penguar këtë proces dhe i mëshoi faktit se “fatmirësisht në Amerikë ajo baltë ka kohë që nuk shitet”.
Pra me gojën e tij, në një seancë solemne si ajo kur qeveria kërkon votbesimin për mandatin e ardhshëm, kryeministri bëri një dallim të qartë mes Europës, që ka një sërë vërejtjesh për qeverisjen e Tiranës dhe Amerikës ku kritikat, dyshimet dhe frikërat për të janë fshirë nga lista me kohë.


Ajo që kryeministri pohoi me gojën e tij është një e vërtetë që shqiptarët e kanë prekur prej disa vitesh. Sa herë Rama ka qenë në vështirësi, sa herë ai ka pasur telashe me opozitën, me presidentin, me protestat spontane në rrugë, ambasada e rrugës së Elbasanit i ka dalë mbrojtje duke iu kundërvënë palës që i prishte punë.

Kjo tendencë, qe ka ardhur duke u rritur dhe duke u forcuar është bërë krejtësisht evidente me fillimin e mandatit të ambasadores Yuri Kim. Ndonëse edhe më parë, Donald Lu e quante betejën e Saimir Tahirit me drogën “një histori suksesi”, ndonëse pasardhsja e tij e përkohshme përshëndeste votimet antikushtetuese për anëtarët e rij të Gjykatës Kushtetuese, të cilat më pas do ti hidhte poshtë edhe Venecia, me znj. Kim ambasada e SHBA është shndërruar në protektore të regjimit të Tiranës. Lapsi.al ka hapur arkivat e tij që dëshmojnë ato raste kur diplomatët ameriaknë i kanë dalë në mbrojtje kryeministrit, madje duke patur edhe qëndrime divergjente me ato të aleatëve të tyre europianë.

Gjithçka daton që nga “vendimi barbar” siç e quajti Le Monde për të shkatëruar teatrin në mes të natës dhe në kushte pandemie. Të dërguarit e Uashingtonit e kaluan me heshtje këtë ngjarje për të cilën zëdhënësja e BE-së shprehu keqardhe se nuk u gjet konsensusi me artistët dhe shoqërinë civile. Ndërsa kreu i Partive Popullore Europiane, Donald Tusk, u shpreh se “përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve si dhe politikanëve të opozitës janë të papranushme”.

Lexo më tej:

Teatri/ A janë të përçarë Europa dhe SHBA për qëndrimet rreth regjimit të Tiranës?

Pikërisht kjo ishte dhe koha kur tryeza e këshillit politik kishte ulur shumicën me opozitën jashtë parlamentare për të gjetur një marëveshje për zgjedhjet me garanci ndërkombëtare. Ambasadorja Kim punoi deri në fund për të ushtuar presion mbi Lulzim Bashën që ai të pranonte një gjë të papranueshme: caktimin e komisionerëve të “pavarur” ndryshe të kontrolluar nga rilindja për administrimin e zgjedhjeve.

Kur opozita po refuzonte, Kim i bëri presion publikisht duke thënë para kamerave. Lapsi.al e raportoi ne ate kohe qendrimin e ambasadores: “tani topi është në fushën e Bashës”, duke lënë të kuptohet se nëse ai nuk e pranon këtë kusht do të quhet fajtor nga SHBA.

Por, të njëjtin standart, atë të tregimit me gisht të palës që shkel mbi atë që është arritur, Yuri Kim nuk e përdori pasi Edi Rama e grisi paktin e 5 qershorit për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Ndryshimet kushtetuese/ Yuri Kimit i ka humbur topi

Ambasadorja amerikane u konformua me prishjen e paktit nga Rama ndonëse menjëherë pas nënshkrimit të tij kishte deklaruar në një intervistë në Top Story: “5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e besimit të vënë”.

Por kur gjithçka mori fund dhe socialistët i votuan në mënyrë të njëanshme në 30 korrik, ndryshimet e kushtetutës, pra kur u bë fakt për këdo se kryeministri nuk do të ndalej për ndryshimin e rregullave të lojës në favor të tij, ambasadorja ishte e vetmja që sillej sikur nuk kuptonte se ç’po ndodhte.

Ajo kërkoi që edhe pas faktit të kryer, diskutimet duhet të vazhdonin, në vjeshtë, në këshillin politik. “Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve”, tha ajo dhe shtoi nje kercenim qe gjendet ne arkivin e Laps.al, ndonese nuk u vu ne jete kurre: “Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre”.

Miratohet me 100 vota 5 qershori. ShBA ndryshe nga Europianët

Edhe në këtë pikë ambasadorja Kim pati diferenca të thella me qëndrimin e diplomacisë europiane që i kushtuan më shumë vëmendje vërejtjeve të opozitës duke theksuar se ndryshimet shtesë për ndalimin e koalicioneve “nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit”, duhet të bëhet me pjesmarrjen e të gjitha palëve, dhe dhe ajo që u arrit nuk duhet shmangur.

Në këtë drejtim komisioneri i BE për zgjerim Oliver Varhelyi deklaroi: “Për çdo ndryshim shtesë, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos shmangen“. Por si për ironi të fatit, mdryshe nga komisioneri për Zgjerimin në deklaratën e ambasadës ku përshëndeteshin ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkruhej: “Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian”. Pra komisioneri i Brukselit kishte rezerva, Ambasada amerikane e quante një hap më pranë BE-së. Vështirë të kuptohet!

Kjo situatë qesharake, kur amerikanët e duan Shqipërinë në BE më shumë sesa vetë Europianët u vu re edhe në dhjetorin e vitit që shkoi. Në atë kohë Brukseli ia mbyll derën për herë të shtatë me radhë Shqipërisë, pasi Tirana zyrtare as nuk e kishte kryer reformën zgjedhore me konsensus, as kishte plotësuar kushtin tjetër për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare siç ishte ngritja e gjykatës së Lartë dhe asja kushtetuese. Kjo e kishte detyruar Anxhela Merkelin të shprehej: “Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se (konferenca e parë ndërqeveritare-shënim i Lapsi.al) do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt…”.

Por që kjo shtyrje e radhës të mos dukej si ndëshkim për qeverinë u kujdes vetë Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Metju Palmer. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, në 4 dhjetor 2020 zyrtari i Departamentit të Shtetit e quajti një “hap logjik” caktimin e datës për Konferëncën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
“Ne ishim shumë të kënaqur kur Këshilli Evropian ra dakord marsin e kaluar për të hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. Tani duam të shohim hapin e ardhshëm logjik, përcaktimin dhe organizimin e Konferencës Ndërqeveritare, si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Ne vazhdojmë të shpresojmë që Këshilli Evropian javën që vjen të bjerë dakord që të ndërmarrë këtë hap tjetër logjik” beri Palmer deklaraten qe gjendet ne arkivin e Lapsi.al.

Refuzimi për negociatat/ Vazhdon përplasja SHBA-BE për dështimin e Ramës

Dalë ngadalë po afroheshin zgjedhjet dhe as Palmer dhe as Yuri Kim nuk e panë me vend të flasin, as kur shpërtheu skandali i patronazhistëve, as kur SPAK dhe Prokuroria bënin ping pong me njëri tjetrin për të hetuar bandat e Elbasanit që dhunonin opozitën, madje as kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu u soll si një kamikaz i rilindjes duke fshehur provat për vrasjen politike të Elbasanit.

Gjithçka u duk e qartë pasi dolën rezultatet e 25 prillit. Ndërkohë që disa ambasadorë si ai i Gjermanisë apo Britanisë së madhe, pasi dëgjuan raportin e OSBE ODhitit, kërkuan që “të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri” për diplomatët e ShBA shitblerja nuk kishte asnjë vlerë. për ta më e rëndësishme ishte të respektohej ai rerzultat me vota të blera. Zëdhënësi i DASH, Ned Prince, shkroi në “Twitter” se SHBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila sa për të larë gojën shtoi edhe këto fjali: “Raporti paraprak i OSBE/ODIHR duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”.

Pikërisht në këtë kohë, kur opozita ishte futur në një debat se si do të përballej me faktin e shtrembërimit të rezultatit, duke shkuar në parlament apo duke organizuar protesta, ashtu si rastësisht erdhi dhe vendimi përçarës prej Amerikës, për shpalljen non grata të Sali Berishës.

Këto janë përplasjet madhore kur diplomatët amerikanë nuk kanë luajtur rolin e arbitrit, por kanë qenë palë me regjimin e Tiranës. Por, përpos tyre ka dhe plot detaje të vogla që e plotësojnë pazllin. Kushdo e mban mend mitingun e madh të marsit që organizoi presidenti Meta në mbrojtje të kushtetutës. Për të zbehur përmasat e tij që shqetësonin qeverinë, Yri Kim krijoi polemikën se presidentit nuk i takonte të mbante flamurin e SHBA-së në sfond.

Résultat de recherche d'images pour "meta flamuri amerikan ambasadorja brace"

Edhe në betejën e Metës me Ardian Dvdoranin, ndonëse Komisioni i Venecias i dha të drejtë presidentit dhe vërtetoi se ish gjyqtari i larë ishte sjellë si kamikaz i rilindjes për të bërë emërtime në shkelje të ligjit me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ambasada nuk nguroi ta shpallë “hero të reformës në drejtësi” ata që në vitet ‘90 kishte dënuar njerëz për hedhje të bustit të Stalinit.

Por më e rënda dhe flagrantja është se ambasada doli në krah të Edi Ramës edhe kur ai u përball me protestat e adoleshentëve pas vrasjes së Klodian Rashës. Atëhere e vetmja rrugë shpëtimi e propogandistëve të qeverisë me qëllim që të ulnin valën e zemërimit të të rinjve qe shpifja se këto trazira po i udhëhiqte opozita.

Ambasadorja amerikane u vu me dëshirë në funksion të kësaj ideje. Ajo, duke u bërë thirrje palëve politike, pra duke shtrembruar realitetin e një përballje të adoleshentëve me qeverinë tregoi me gisht ish pushtetarët që frymëzonin dhunën. Fiks pra atë që i duhej Ramës.
Vetëm pasi ke parë këtë ekspoze e kupton se pse në fjalimin e tij të fundit kryeministri bëri një diferencim mes Europës dhe SHBA duke theksuar se kritikat ndaj tij, kanë kohë që nuk pinë ujë përtej oqeanit.

©Lapsi.al

56 Comments

  1. Njeriu i plakut te ndyre sorros,ne Tirane.amerikanet nuk dine nese ekziston shqiperia e jo me te dine se ky qenka njeriu i tyre.vetem jevgjitet rumun mburren me kete monster.titulli i artikullit eshte gabim.

    1. Edhe une ashtu mendoj.Ti thuash Rames pro-amerikan, eshte te tallesh me veten. Ai e ben nga frika,sepse e di ca fati e pret. Me pro amerikan eshte Sala, se Ed Rama

  2. mjere shteti qe i duket vehtja aleat i amerikes.amerika nuk ju kundervu sales per shkak te korrupsioni( pasi qeverisja e tanishme eshte thelbesisht e korruptuar) por per te percare opoziten dhe zgjatur sundimin e sulttanit .Talebanet ja treguan ameriqes sesa vlen

    1. Afganistani ishte shembulli i paster se cfare sistemi te kalbur instaloi politika jashtme e ShB per interesat korruptive te grupeve te interesit qe jane bere njesh me sistemin.
      Per 20vjet mbas miliardave dollare te shpenzuar dhe 4 presidente u zevendesua talebani me talebanin.

  3. Në shkurt të 1945 në takimin e Jaltës ku do të konfiguroheshin kufijtë e pas Luftës Dytë dhe zonat e influencës, kur u pyet për Shqipërinë Stalini në një fletë shënoi që Shqipëria t’i bashkohej Jugosllavisë, Rusvelti Presidenti amerikan nuk kundërshtoi absolutisht fare atë që vendosi Stalini.

    Pra ideja është e qartë kur Amerika nuk e rruan për ne, pse ne duhet të shohim një ruspie ambasadore sikur na ka jetën në dorë?

    Amerika luan lojën e Serbit sepse shteti serb bën lobim të fuqishëm në Amerikë e në Botë, ndryshe nga politikanët tonë që problem kryesor kanë pushtetin dhe këta të rilindjes janë antishqiptarë- Kjo është edhe rëseja e luftës së turpshme të lobeve serbo-amerikane kundër Dr Berishës, e vetmja pengesë për realizimin e “non-paper”, për rindarjen e Kosovës.

    1. Pikërisht se edvini është blerë nga serbët, si individ pa karakter e ndjenja kombëtare, është personi më i përshtatshëm për realizimin e planeve serbo-amerikane.

    2. Fiks fare.
      Lexoni raporti e vezhduesve anerikane per zgjedhjet e para “demokratike” te e hoxhes 2 dhjetor 1945…apo njohjen e qeverise se hoxhes para zgjedhjeve nentor 1945

  4. Ik me vrap popull
    Nuk keni pare gje akoma
    Nevrotiku s’ka cak.
    Ai vetem rrenon.
    Sa me keq per popullin…..
    Aq me mire per punet e tij dhe sektes se tij te kurverimit nderfamiliar.

  5. Qeveria Partuza 3🤡
    Thjesht tani ne kete orgji te pangopurash….. merr pjese dhe kimetja me lulushin bashibozuket e tij si skllever te bindur e te nenshtruar deri ne palce.

  6. Gjaku uje ndoshta nuk do bejet…
    Kushedi ndoshta femijet tane te rritur ne perendim…. larg semundjeve te rilindjes se kurverimit endemik….
    Ndoshta do vijne nje dite te ndertojne mbi rrenojat qe do lere kurvi nevrotik.
    Per momentin nuk ka shprese.

  7. Ha ha ha ,amerika ja shpartallon bythen gjithe pidhmotrave qe donin copetimin e Shqiperise ne 1920 , gjithe talebaneve te haxhiqamilit qe donin babe sulltanin dhe dashnoreve te stepave sllave ruse.Shumica derrmuese e shqiptareve te ndershem perkrahin SHBA qe po e shfaros nga rrenjet korrupsionin qe gjakpiresit pushtues kane 30 vite qe e ushtrojne mbi kombin Shqiptar.Respekte per gjigandin boteror SHBA aleatin me te mrekullueshem te kombit arberor qe po I cliron shqiptaret nga llumi I hajduterise.

    1. Une dakord me ty jam,por vetem se nuk shoh sinqeritet kur perkrahesit e Rame hiqen si pro-amerikan. Ata thjesht hiqen te tille, per ta nxjerr opoziten si anti amerikane, dhe jo se jane, perkudnrazi dihet sa nostalgjike sovjetike jane. Por bravo ju qofte, perderisa lexon keto komente te peshtira anti amerikane te ketyre komentuesve opozitare. bravo i qofte Rames dhe ty patrozhanist

      1. Ne nuk jemi proamerikane ,por komb qen qe shkon pas te fortit.Nese do te behet shtet tjeter i forte,me siguri do lepihemi pas tij.Komb pa kulture .Na intereson te na i heqin te tjeret politikanet e korruptuar dhe jo veete me vote.Komb legen qe e shet voten me 50 000 leke.Nuk meritojme me shume.Sidoqofte tani kemi rene ne usta.Ramazoni po ja q… nenen ketij populli legen.Shtet te kriminalizuar oa ndertu per kete popull legen

        1. o XXl Po te ishte per te shku pas te fortit, benim dhe ne si serbet, qe shkojne pas Rusise, Kines, BE, Amerikes. Por se jemi pro perendimor, pro amerikan, kemi zgjedhur te jemi me Ameriken dhe jo Rusine dhe Kinen. ..Paska pas te drejte aiiiiii qe thoshte se armiku me i madh i shqiptarit eshte vete shqiptari.

          1. Me i forti nga keto qe permende eshte usa. Mos harro historine shkuam pas brss dhe kines

        2. T qifte gamori gruan or plehre joshqiptare qe shan shqiptaret e thjeshte.Nuk ka asnji Shqiptar me gjak te paster qe shan popullin dhe vendin e vet or sumqir anadolli ,jorgaq gerrqie ose stepaxhi sllav.

          1. Te qifte kina e gjithe te gjithe ropt e shpis o legen. Mbaje kallamin e ramazonit ne goje e ne fyt o robqire

      2. Pse të duken të pështira komentet “antiamerikane”, ti ke hallin e Amerikës apo të Shqipërisë që jemi shndëruar në kombin më pa dinjitet në Botë, pikërisht se tallin menderen me ne, me thëniet këtë e do Amerika, këtë nuk e do.

        Amerika nuk është donald LU, Palmer, Kim, Grenell e shumë të tjerë që punojnë për lobin serb,

        Amerika është thjesht një ideal i bukur që na ka frymëzuar dhe prapë na frymëzon, por jo kur shohim dhe dëgjojmë ambasadorët langaraqë amerikanë në Tiranë, pjesë të rrjetit botëor të Sorrosit.

        Këto janë mënyra për të trembur fëmijët dhe injorantët.

        Edhe Albinin nuk e donte Amerika, biles Grenell e detyroi të dorëhiqej, por Albini nuk ishte kundër Amerikës, ai ishte një patriot që në rradhë të parë donte vendin e vet, Kosovën.

    1. Sorros i qepet vendeve me te shkuar a te tashme komuniste. S’e ke pa si perdor te shkuaren Edvin Rama nje e dy me u justifiku….
      Sorros i maskuar si OJQja “Shoqeri e Hapur”, me nje rrjet e organizim te sofistikuar te nendheshem financon mbylljen dhe trushpelarjen ndaj komunizmes, propaganden ndaj komunizmes, der ne nivele groteske duke shperfytyruar permes saj deridhe realitete qe njerezit i jetuan vete. Shpif shpif se dicka do mbetet eshte parimi.
      Sortos ka synime afatgjata ne kete drejtim se lidhet me ruajtjen e pushteteve te establishmetit egzistues dhe Edvin Rama u kujdes te ishte i zgjedhuri i tyre ne Shqiperi.
      E forta ne ket mesele Edvin Rama nga lutes e venerues i BE, me mbeshtetjen e sorres u hodh ne sulm ndaj BE duke ju hakerruar (si psh gjate pandemise) e per mimentin s’i perfill e ju ben atyre presion permes USAve qe ta pranojne.

    2. Nuk eshte problem sorrosi mendoj ,por fakti qe ne populli legen na pelqen te jemi ne rradhe te pare aleat i ameriqeneve.Amerika shikon interesat e vet e nuk i plas fare per demokracine ne shqiperi,sepse nese do te ishte e kunderta ,duhet te mos kishte njohur zgjedhjet e blera me paret e droges dhe te manipuluara me keq se ne 1996.Por duje qene se rama eshte vasal i bindur i amerikes per cdo nevoje te tyre ata e perkrahin pavaresisht se ka kriminalizuar shtetin dhe vjedhin aq sa Sala te duket shenjtor.Mendoj qe na e ka fajin kultura e jone si popull.Shkurt do te jetojme si popull fikara dh3 me pushtetare kriminele qe jane marre me droge dhe prostitucion n3 perndim e tani e rruajne buxhetin e ahtetit qe mbushet me taksat tona ,pra indirekt dora e krimineleve eshte ne xhepi n tone.

  8. Ha ha. Lapsi ben propagande Amerikane ne emer te luftes kunder Edit. I ka dale ne ender gjyshi Andit me ADN komuniste. Dhe idiotet analfabete te Lapsit flasin percart. Shkoni hani buke me kos; nuk kane mendje talibanet e Lapsit te kuptojne politikat e jashtme te Amerikes

  9. Bota edhe kthyer me bythe perpjete . Ata qe deri dje nuk lane gje pa shpifur e pa share per SHBA-te tani na dalin idhtaret e flakt te saj dhe ata qe e duan ate me gjithe zemer na dalin perseri tradhtar . Lobimet dhe sidomos paraj bejne çudira . Edhe amerikanet kane rene ne gracken e grekosllavokomunisteve. Kjo eshte e dhimbshme.

  10. Amerika ne fakt e vetmja ne bote qe i ka hap lufte korrupsionit.Dy fakt,kokeforta tregojne krejt te kunderten. 1- Ne menyre te paskrupullt po perkrah ne Shqiperi rregjimin totalitar kleprokrat me gjigand ne Historine shqiptare dhe europiane.2-Per njezet vjet ngriti rregjimin me te korruptuar ne Azi,ate te Afganistanit.Kjo eshte SHBA qe i thone dhe USA.

  11. Amerika e rruan per poziten gjeografike te shqiptareve ne ballkan. Nje dite do ti duhet te largohet ose ta perzene nga bazat ne Turqi, Itali dhe Gjermani. Pra Shqiperia dhe Kosova jane nje projekt i rendesishem. Dhesa per Soros, ja fusni te gjithe kot. Ai thjesht afrohet te marre ndonje tender kur te hapet loka.

  12. Nje BRAVO e madhe ambasadores Qi-mete ja arriti me shume sukses te ktheje pothuajse ne antiamerikan gjysmen e popullit

  13. USA vlerson njeriun e punes dhe te sinqerte Sigurisht nuk merret me me plehra si Sali Maloku e Lylzim Basha. CIA ka dosje te tera me pislliqet e ketyre neanderalve qe nga thyerja e embargos te skemat piramide ,qe nga vrasjet deri te vjedhjet qe i kane bere ketij populli qe nga gerdeci te lobimi me parate ruse

    1. Dhe ky njeriu i punes dhe i sinqerte na qenka ed rama?!!! Ne ca planeti jetoni o njerez apo kush hudh sufllaqen e radhes..

  14. Amerika është Dashuria.

    Nënpunësit e ambasadave janë si prostituta që mund të bësh seks, por nuk ka lidhje me dashurinë.

  15. Amerikanet kane nje shprehje qe thote : Amerika eshte atje ku eshte dollari. Nuk merret gjithe

    Amerika me ne , por per ata qe merren u ka dale Amerika ketu. U plasi atyre se KM po i rrjep

    shqiptaret, ala s’u ka marre shpirtin . rendesi kane dollaret.

  16. Kujtoni mariza linon qe i vuri flaken shqiperis ne 97 se per europen do kishim 15 vite ne EU zgjedhjet e 96 europa i njohu e amerika jo
    USA I KA NE NJE DEFTER E PROGRAM SI AFGANISTANIN E ALBANISTANIN

  17. Rama eshte njeriu i amerikaneve dhe Basha nuk e ze dot ate vend. Mund te perjashtoje Saliun, te ndaloje protestat e te beje cfare ti thone amerikanet, po prap do shikohet si kurva pa nder qofte nga amerikanet e qofte nga PD.
    Me e mira do ishte te tregonte shtylle kurrizore dhe ti dilte amerikaneve kundra, ose te jepte doreheqjen. Ai bashke me Gaz Bardhin dhe gjithe ato pederastat e tjere te kryesia e PD.

  18. Sali Berisha, besoj, është mjeku që ka më shumë fotografi me “bllokmenët”, me Hysni Kapon, me Simon Stefanin, me familjarë të E. Hoxhës dhe tani bërtet kundër tyre! Atëhere, përse e kriminalizoi Sali Berisha skenarin, kur ata që do të linin pushtetin, së pari, nuk ishin kundër ndryshimit të sistemit dhe, së dyti, ata vetë e vendosën në krye të asaj partie? Ja, përse dyshohet për Berishën! Ai përherë provokonte dyshimin. Ky njeri, mbartës i aq shumë veseve, i pabesë, pa ide e parime, shpifës etj., shkatërroi gjithçka: ekonominë, ushtrinë, arsimin, Akademinë e Shkencave, drejtësinë, territorin etj.

    1. O Bushat, nuk e ke drejt që publikon gjithfarë idiotlliku të njerëzve që janë me 4 klasë shkollë, sepse niveli i logjikës së komenteve të tyre është tamam si një nxënësi të klasës së 4, si ky idioti më sipër që shkruan se Berisha qenka bartës i shumë veseve.

      Një i ditur thotë: Shpesh herë qeveritarët që kemi nuk janë më të këqij se ata që i kanë zgjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu