• |
ide | kryesore

Fauçi i bindur: Duhet një dozë e tretë e vaksinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive tha të dielën se ai beson se miliona amerikanë, të cilët tashmë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, përfundimisht do të kenë nevojë për një dozë përforcuese për të patur mbrojtje të mjaftueshme.

Dr. Anthony Fauci, këshilltari mjekësor kryesor i Presidentit Joe Biden, tha për emisionin “Meet the Press” të kanalit televiziv NBC, “se në fund të fundit trajtimi vërtetë i duhur do të rezultojë në dy dozat e marra fillimisht, plus një shtesë”, një dozë e tretë e vaksinave Pfizer BioNTech ose Moderna, ose një dozë e dytë pas vaksinimit të mëparshëm me vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson.

Të Premten, një ekip ekspertësh shëndetësorë amerikanë hodhën poshtë dhënien e një doze të tretë të vaksinës Pfizer për të gjithë amerikanët, por rekomanduan marrjen e saj për personat 65 vjeç e lart, si dhe ata me probleme shëndetësore serioze. Ekipi nuk mori vendim për dozën përforcuese për ata që kanë marrë vaksinat Moderna ose Johnson & Johnson.

Dr. Fauci tha se vendimi për dozën përforcuese për të vaksinuarit me Modernën dhe Johnson & Johnson “është vetëm pak javë larg. Jemi duke punuar për këtë, për t’i dërguar të dhënat tek FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave), në mënyrë t’i shqyrtojnë dhe të marrin një vendim në lidhje me dozat përforcuese. Të vaksinuarit me këto dy vaksina nuk po lihen në harresë në asnjë mënyrë.”

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se 181 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, por rreth 70 milionë të tjerë, 12 vjeç e lart mbeten të pavaksinuar.

Kjo për disa asye, se janë kundër vaksinimeve ose skeptikë ndaj tyre, mendojnë se nuk do të infektohen nga virusi, dyshojnë ndaj zyrtarëve të qeverisë që i nxisin ata të vaksinohen ose për ndonjë arsye tjetër./VOA



12 Comments

    1. Ky është Kopili i Gonxhe Bojaxhiut! Gënjeu në Senatin Amerikan pa ju dridhur qerpiku që nuk dinte asgjë për Wuhanin.Por po I dalin emailet siç po I dalin dhe Hillarise. Në karrige elektrike do përfundosh o dobiç kriminel!

    2. O si shume i zgjuar na doli ky parameci ndërkohë që gjithë ai grup ekspertesh në ShBA I ka thënë stop dozave të metejshme të vaksinave.po luan rëndë bllofin ky miu I kanaleve.

  1. Kudo ku flitet ne emer te nje njeriu ka diktature! Shoku Fauci si shoku Enver!
    Amerika diktatura e parase!

  2. Besojini shkences na thane.
    Me dy doza 96 % mbrojtje.
    Po tani me tre, 146 %?
    Shihni Izraelin, vendin kampion te vaksinimit. Kerkohet te behet edhe nje doze e katert, e spitalet plot me te vaksinuar me dy e tre doza.
    O Fauci, ku eshte 96 %?

  3. O te qifsha robt mor fauc miush muti. Fajin e ka Trumpi qe te mbajti e ste hoqi nje morrack si puna jote. Ptuuu rrace muti socialist

  4. Tani duan dozën e tretë si duket organizmi nuk ka reaguar në mënyrën që donin ata prandaj duan ta shtojnë dozën në mënyrë që të kenë sukses në planin e tyre djallëzor. Paralajmerimi do ndodhi çdo njeri do përballet me mëkatet e tij për 15 minuta dhe do duhet të zgjedhë të vërtetën ose mashtrimin kur kometat të përplasen do duket shenja e kryqit Mëshira e Krishtit do zbresë mbi mbarë botën. Lexoni Librin e së Vërtetës dhënë Marias së Mëshirës Hyjnore që profetizon ngjarjet e ardhshme dhe komplotin që po përgatitet kundër popujve të botës për kontrollin mbarë botëror mbi paratë shëndetin dhe besimin lutuni të shpëtoni nga antikrishti dhe profeti i rremë. Merrni Vulën e Hyjit të Gjallë dhe medaljen e Shpëtimit për mbrojtje pasi pushteti i antikrishtit po vedoset kudo në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *