Hailey Bieber ka folur së fundmi në lidhje me martesën e saj me këngëtarin Justin Bieber.
Gjatë një bisede me këngëtaren Demi Lovato në podkastin“4D Me Demi Lovato”, Hailey hodhi poshtë akuzat se Justin e keqtrajton.“Unë mendoj se një nga gjërat më të mëdha është që ju duhet të dini se cila është e vërteta pas gjithçkaje. E dini, ka kaq shumë rrëfime që sillen rreth meje, rreth tij, rreth nesh së bashku.Ekziston një narrative ku thuhet:” Justin nuk është i mirë me të dhe se ai e keqtrajton atë”, dhe është aq larg nga e vërteta, është komplet e kunderta. Unë jam me të vërtetë me fat të them se jam me dikë që është jashtëzakonisht i respektueshëm me mua, i cili më bën të ndihem e veçantë çdo ditë. Pra, kur shoh që mendojnë ndryshe, unë jam thjesht, “Huh?” .Të gjithë ata që na njohin personalisht do të thoshin të njëjtën gjë”, deklaroi modelja. Gjithashtu ajo u shpreh se Justin gjithmonë i kujton asaj se sa vlerë ka në ditët kur ndihet keq. .