• |
ide | kryesore

Lëvizte me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 42-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka ushtruar kontrolle të shumta në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili është kapur duke lëvizur me armë zjarri me vete. Në pranga ka rënë shtetasi Gazmend Cekaj, si dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me një krehër me 7 fishekë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

 

 

Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në automjetin e 42 vjeçarit,  poshtë sediles së drejtuesit mjetit një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. C., 42 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *