• |
ide | kryesore

Me kokainë drejt Italisë, arrestohet në Kakavijë 26-vjeçari nga Siçilia

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shtetas italian është arrestuar sot nga policia kufitare e Kakavijës, pasi është kapur me kokainë në makinë.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari D. G., banues në Siçili, të cilit i është zbuluar lënda narkotike në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në vijën e dytë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin Camper “Fiat” që drejtohej shtetasi italian D. G., 26 vjeç, banues në Siçili.

 

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e Policisë Kufitare, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. G., 26 vjeç, banues në Siçili.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike””, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *