• |
ide | kryesore

Mihajlovic, pëson 6 gola, por kënaqet me lojën: “Ne bëmë lojën, Interi shënoi”

-Instant, Sport

Sinisha Mihajlovic nuk i del ende e keqja, pas 6-1 dërrmues me të cilin doli nga San Siro, në ndeshjen kundër Interit. Tekniku i Bolonjës nuk ka mundur të fshehë zhgënjimin, madje duke pretenduar se skuadra e tij ka bërë lojën, pavarësisht se, para se të shënonte golin e vetëm në fund të ndeshjes, kishte marrë 6, tre në cdo pjesë loje.


Çfarë shkoi keq?… u ngacmua tekniku nga gazetarët që morën përgjigjen që nuk e prisnin: “Ndeshja përfundoi në pjesën e parë, ne luajtëm dhe ata shënuan – tha trajneri i Bolonjës Sinisa Mihajlovic pas humbjes së rëndë 6-1 në San Siro -. Ne pësuam gola të lehtë. Futbolli bëhet me fakte – shpjegon ai për Dazn – dhe rezultati është i rëndë, në pjesën e dytë ne u ndamë duke humbur soliditetin e dy ndeshjeve të fundit. Forca e kundërshtarit bëri pjesën tjetër. Në fund të pjesës së parë, pavarësisht nga tre me zero, unë isha mjaft i kënaqur me mënyrën se si kishim luajtur”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu