• |
ide | kryesore

Parcelë me kanabis pranë Tiranës/ Arrestohet xhaxhai, procedohet nipi dhe kryeplaku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisariati i Policisë 4 në Tiranë njoftoi goditjen një rasti të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Zall-Bastar në vendin e quajtur “Shëngjini i vogël”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në këtë komisariat arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 47 vjeç.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me nipin e tij të mitur me iniciale A. D, i shtyrë në krim nga xhaxhai i tij janë autorë të kultivimit të një sërë bimësh narkotike.

U procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës edhe A. Gj, 53 vjeç (kryeplaku i zonës) si i mituri A. D, 17 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së F. D janë gjetur dhe sekuestruar 3 radio marrëse-dhënëse, një thikë dhe sende të tjera të kundraligjshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *