• |
ide | kryesore

“Patëm 15 raste të pastra, shënuam vetëm 3 gola”: Longo kritik me të tijtë, edhe pse kryesojnë Superioren

-Instant, Sport



”Sigurisht e prisja që skuadra të fitonte, po pres dhe fitoren në javën e tretë. Ne hyjmë në fushë vetëm për fitore. Nuk është e lehtë sepse të gjitha ekipet këtu janë të forta, por ne do të bëjmë maksimumin për të fituar”. Diego Longo, trajneri i Kukësit nuk e fsheh aspak lumturinë për fitoren e dytë radhazi që e dërgon menjëherë në krye të klaisifikimit. Skuadra e tij, jo vetëm mori tre pikët, por edhe zbaviti, në mënyrën që italiani preferon ta shohë të luajë.

Kundër Kastriotit erdhën tre gola të tjerë, që e cojnë në 6 numrin e atyre të shënuar në dy ndeshje, shifra më e lartë në kampionat. Por kjo nuk është mjaftueshëm për trajnerin e verilindorëve, që theksoi faktin, jo pa doza kritike, se të tijtë kishin 15 raste të pastra, por shënuan vetëm 3: “Të them të drejtën nuk jam shumë i kënaqur sepse kishim 15 raste të pastra për të shënuar dhe realizuam vetëm 3, duhet të jemi më pragmatistë sepse me skuadrat e mëdha bëhet më e vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *