• |
ide | kryesore

Qindra gjoba e 25 patenta të hequra, policia vazhdon aksionet nëpër rrugët e vendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia njofton se në 24 orët e fundit ka hequr 25 patenta si dhe ka vendosur qindra gjoba.

Detaje nga policia: 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 102 km/h në qendrat e banuara, deri në 157 km/h në rrugët interurbane.

Si dhe janë vendosur 278 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi deri në 30 km/h më shumë nga tabela e lejuar.

Janë vendosur 305 masa për parakalime të gabuara dhe 203 masa për përdorim të aparatit celuar gjatë drejtimit të mjetit, 198 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 91 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, 9 drejtues mjetesh nga të cilët, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 21 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.45 mg/l.

Si dhe janë vendosur 56 masa administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.06 mg/l deri në 0.29 mg/l.



3 Comments

  1. Kapin gjynafqaret se te fortet me mbrojtje politike kane pushtuar rruget e lagjet dhe terrorizojne njetezit. Policia ka frike prej tyre, jo ata nga policia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *