• |
ide | kryesore

Rënie shifrash në Kosovë/ 10 viktima dhe 173 raste të reja me Covid-19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rënie shifrash me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. 10 viktima dhe 173 raste të reja u regjistruan së fundmi.

Nga ana tjetër lajmi i mirë është se një numër i lartë prej 2 mijë e 261 qytetarësh u shëruan.

Njoftimi: 

19 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 9.764.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *