• |
ide | kryesore

Shahistja e njohur padit serialin ‘The Queen’s Gambit’

-Instant, Paparazzi, Slider



Shahistja e njohur, Nona Gaprindashvili, ka ngritur së fundmi një padi për shpifje kundër Netflix.

Sipas mediave , ajo i ka kërkuar kompanisë pesë milionë dollarë dëmshpërblim me pretendimin se është portretizuar gabimisht në serialin, “The Queen’s Gambit”.Padia i referohet një sekuence në episodin përfundimtar të dramës e cila thotë se Gaprindashvili, tani 80 vjeçe, nuk kishte garuar kurrë kundër burrave. Por, shahistja ka deklaruar se deri në vitin 1968 ajo ishte përballur me të paktën 59 lojtarë meshkuj. Nga ana tjetër , Netflix ka hedhur poshtë pretendimin duke deklaruar se nuk ka asnjë të dhënë. Kompania është shprehur se pavarësisht respektit për  Gaprindashvili dhe ndaj karrierës së saj të shquar do i kundërpërgjigjeshin padisë.“The Queen’s Gambit” është i bazuar në romanin e vitit 1983 nga Walter Tevis dhe fokusohet në një shahistetë quajtur Beth Harmon, të luajtur nga Anya Taylor-Joy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *