• |
ide | kryesore

Sharon Stone: Nipi im, falë dhurimit të organeve të tij shpëtoi jetën e tre personave

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi nipi i saj 11-muajsh ndërroi jetë për shkak të mosfunksionimit të organeve, aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për rëndësinë e dhurimit të tyre.

Gjatë premierës së filmit “The Eyes of Tammy  Faye”, Sharon rrëfeu për “People” se asgjë nuk e ndihmoi familjen e saj të përballonte humbjen tragjike të nipit ashtu si dhurimi i organeve të tij për të tjerët që kishin nevojë.“Nipi im River, falë dhurimit të organeve të tij shpëtoi jetën e tre personave.  Asgjë më shumë se kjo nuk e ndihmon familjen tonë të përballojë vdekjen e tij tragjike, duke na dhënë paqe”, është shprehur aktorja.River është djali i vëllait të vogël të Stone, Patrick Stone dhe partneres së tij Tasha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *