• |
ide | kryesore

“Shkelje e madhe e besimit”, biseda telefonike që pritet mes Macron dhe Biden

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar që të flasë me homologun e tij francez Emanuel Macron pas anulimit të kontratës për nëndetëset e Australisë. Mes dy liderëve do të zhvillohet një bisedë telefonike në ditët në vijim, njoftoi zëdhënësi i qeverisë ditën e sotme.

Nga ana e tij, Emanuel Macron do të bëjë një kërkesë për sqarim, sipas asaj që tha Gabriel Attal në një deklaratë për  BFMTV .

“Ne duam shpjegime për atë që duket si një thyerje e madhe e besimit,” shtoi ai.

Franca tërhoqi të premten ambasadorët e SHBA dhe Australisë, një vendim i paprecedent mes dy aleatëve historikë, pas vendimit të Australisë për të anuluar kontratën në favor të nëndetëseve amerikane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *