• |
ide | kryesore

Shuhet njeriu-gol i Anglisë, rekordmeni i kampionatit dhe i Spurs: Jimmy Greaves ishte sulmuesi që frymëzonte Kane

-Instant, Sport



“Ne jemi jashtëzakonisht të pikëlluar pasi mësuam për vdekjen e të madhit Jimmy Greaves, jo vetëm golashënuesi më i mirë i Tottenham Hotspur, por golashënuesi më i mirë që ky vend ka parë ndonjëherë. Jimmy vdiq në shtëpinë e tij herët në mëngjes (e diel, 19 shtator) , në moshën 81 vjeçare”, me këtë shënim në faqen e tyre të internetit, Tottenham i dha lamtumirën njeriu simbol të tyre, i cili gjithashtu pati një eksperiencë të shkurtër edhe te Milan, nën drejtimin e Nereo Rocco, në vitin 1961.

E pikërisht marrëdhënia me të e bëri përvojën e tij me kuqezinjtë shumë të shkurtër: vetëm 14 ndeshje në të cilat, megjithatë, ai tregoi të gjithë konfidencën e tij me portën kundërshtare, duke shënuar 9 gola. Jo më kot ai është lojtari që ka rekordin për golat e Kategorisë së Parë, emri i kampionatit anglez para se të bëhej Premier League dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e Tottenhamit, me të cilin ai shënoi 266 gola në 379 paraqitje zyrtare. Në total ai ka shënuar 357 gola në 516 ndeshje të luajtura në ligën angleze.

37 golat në kampionat, që ai i shënoi në sezonin 1962/63, mbeten edhe sot rekordi i shënimit për Spurs në një sezon të vetëm. Anëtar i ekipit fitues të Kupës Botërore të Anglisë 1966, Greaves gjithashtu shënoi 44 gola në 57 paraqitjet e tij me kombëtaren. I lindur në East Ham më 20 shkurt 1940, karriera e Greaves filloi në akademinë e të rinjve të Chelsea me të cilën ai bëri debutimin e tij profesional.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *