• |
ide | kryesore

U kapën duke tansportuar 19 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinj në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



E. B., 26 vjeç dhe I.N., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë janë arrestuar për shkak se janë kapur duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo ” dhe “Ford”, 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

“Goditen 2 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapen nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “ Volvo” dhe “Ford” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. B., 26 vjeç dhe I.N., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimetePolicisë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo ” dhe “Ford”, 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *