• |
ide | kryesore

Vështirësohet gjetja e minatorit në Bulqizë, shembje tjetër në thellësinë 450 metër të minierës

-Instant, Lajme, Të fundit



Është rikthyer në pikën zero puna për gjetjen e 61-vjeçarit Muharrem Plaku i cili ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës D në minierën e Bulqizës.

Burime nga grupi i kërkim shpëtimit bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër shembje masive në thellësinë 450 metra të minierës, ku dhe dyshohet se është bllokuar tekniku 61-vjeçar.

Puna për gjetjen e trupit të Muharrem Plakut është zhvilluar pa ndërprerje që prej orës 9 të paradites së të mërkurës, ndërsa shpresat për ta gjetur atë gjallë janë drejt shuarjes së plotë.
Familjarë të minatorit vijojnë të presin pranë derës së galerisë me shpresën e gjetjes së të afërmit të tyre.



3 Comments

  1. Ca shteti qe kemi mo. Ka 4 dite burri i botes qe ka ngec aty, dhe shteti sben asgje. A thua se behet fjale per nje alien dhe jo nje shqiptar

  2. Gjasat jane te pakta qe i shkreti te dali gjall

    Zoti qofte me te.

    Sa per shtetin, jam dakord se drogaxhiu ne krye te Shqiperise duhet te ishte duke e gdhire aty.

    Por puna e minieres eshte shume e veshtire.

    Me shume duhet teknik dhe fat sesa nr njerezish qe punojne.

    Te pakten ky shtet i degjenruar te ndihmoje familjen e te ndjerit me shtepi dhe pension te perhershem.

  3. Ka 4 dite brenda fatziu.
    Po, Edvin Rama duhet te ish gdhire ne vendngjarje.
    Po cvlen nje jete njeriu per te? Dhjetra njerez vriten a vetevriten perdite tani eshte bere e zakonshme. Edvin Rama s’e ka problem. Le te vdesin sakatosen syrgjynosen. Pune per ta. Edvin Rama s’ka lidhje me njerzit e ktij vendi.
    Karrigen fundja se mos e mbajti nga votat e njerezve. Tak fak e rregulloi me ameriken kollaj fare. Sic rregulloi futjen ne BE (dhe pse s’eshte formalizuar ende) pa objeksione nga Greku. Nderkohe Maqedonia te njejtat objeksione nga Bullgari e mbajten jashte.
    Ta kidha llafne pse njerzit s’kane rendesi per Edvin Ramen. Ai ka gjet mekanizma te tjera per pushtet, mekanizma jashte-demokrate, jashte-elektorale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *