• |
ide | kryesore

Video/ “Daje Strakosha”, tifozët e Lazios emocionojnë portierin, skuadra e Sarrit ngec. Humbja e parë për Romën e Mourinhos

-Instant, Sport, Video



“Mos u shqetëso për ta, por shiko përpara dhe prit. Forca Strakosha!”, Dhe pastaj refreni: “Alè, alè, alè, al Thomas, Thomas”. Curva Nord e Lazios tregon gjithë dashurinë e saj ndaj portierit shqiptar, gabimi i të cilit i kushtoi humbjen kundër Galatasaray, para ndeshjes kundër Cagliari dhe portieri i kombëtares së Shqipërisë është emocionuar shumë gjatë ndeshjes me Cagliarin në Serie A, të cilën ai e ka parë sërisht nga pankina.

Ndeshje në të cilën, në fakt, Lazio u bllokua në një barazim në javën e katërt të Serie A: në Olimpico, bardhekaltrit nuk shkojnë përtej 2-2 me Cagliari e Walter Mazzarrit, në debutimin e tij në pankinën sarde. Immobile firmos avantazhin në fundin e pjesës së parë me një goditje precize me kokë, por Joao Pedro (46′) e ish-bardhekaltri Keita (62′) duket se përmbysën ndeshjen. Mendon pastaj Cataldi, me një të djathtë në trekëndësh në të 83′, për ti evituar humbjen të besuarve të Sarrit.

Nuk ishte pasditja e duhur për skuadrat romane, sepse ka shkuar madje edhe më keq për Romën. Ka nisur me një fitore të madhe aventura e Tudor te Verona: 3-2 përballë Romës në Bentegodi në përfundim të një ndeshje të pasur me emocione. Verdhekuqtë kaluan në avantazh me një magji të Pellegrini në minutën e 36′,por u barazuan e u përmbysën në pjesën e dytë nga golat e Barak e Caprari (49′ e 54′). Në të 58′ erdhi autogoli i Ilic që ktheu barazinë në rezultat, para kryeveprës së Faraonit (63′) që vendosi ndeshjen në favor të verdhebluve, që i shkaktuan humbjen e parë sezonale Mourinhos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *