• |
ide | kryesore

Video/ Derbi londinez vishet Blues: tris i Chelsea për vendin e parë në Premier League

-Instant, Sport, Video



Formohet një triadë në krye të Premier League pas javës së pestë. Arrin Liverpool në kuotën 13 Chelsea, që mposhti Tottenham 3-0 me Thiago Silvan, autogolin e Dier e Rüdiger. Bashkohet me ta edhe Manchester United, që triumfoi 2-1 në fushën e West Ham falë golave të Cristiano Ronaldos në pjesën e parë e Lingard në të 89’, para penalltisë së pritur nga De Gea në të 95’. Ngadalëson hapin Leicester, i mundur 2-1 në fushën e Brighton.

TOTTENHAM-CHELSEA 0-3
Chelsea fitoi derbin e Londrës kundër Tottenham me një 3-0 bindëse në New White Hart Lane. Pjesa e parë ishte e shkëlqyer në qasjen taktike të dy skuadrave, por jo në raste. Blutë provuan me një goditje të Christensen, i ndihmuar nga Lukaku, që përfundoi jashtë për fare pak; Spurs u përgjigjen me një kundërsulm të Son, ndaj të cilit dalja e Kepas ishte në kohë. Pasi u kthye nga dhomat e zhveshjes, Chelsea ishte një skuadër tjetër: Lloris shpëtoi tentativën e Marcos Alonso, por nuk mund të bënte asgjë në goditjen me kokë të Thiago Silvas, në zhvillimet e goditjes së këndit. Avantazhi i dha krahë Blues e Marcos Alonso mund të dyfishonte rezultatin, por goditja e tij u shpëtua nga Dier në linjë. Kënaqësia për 2-0 u shty vetëm për disa minuta, kur Kanté që sapo u fut në fushë goditi drejt portës, duke gjetur devijimin me gju nga një Dier i pafat, që nxorri portierin jashtë loje. Në kohën shtesë, Rüdiger shkatërroi plotësisht Spurs, duke shënuar edhe golin e tretë në sugjerimin e Werner. Ekipi i Tuchel arrin Liverpool dhe Manchester United në trenin e ekipeve që kryesojnë me trembëdhjetë pikë kampionatin, Tottenham nuk lëviz në renditje dhe është akoma me nëntë pikë.

WEST HAM-MANCHESTER UNITED 1-2
Fitorja me ankth dhe emocione në fund për Manchester United, që kalon 2-1 në fushën e West Ham dhe arrin Liverpool në krye të Premier League, në lartësinë e 13 pikëve. Hammers e filluan më mirë dhe frikësuan De Gea me goditjet e Bowen, të bllokuara fillimisht nga Varane dhe më pas me këmbë nga portieri. Reagimi i të besuarve të Solskjaer erdhi me goditjen fluturimthi të Bruno Fernandes, të cilën Fabianski e përplas në shtyllë me majat e gishtave. Pas gjysmë ore lojë West Ham zhbllokoi ndeshjen me goditjen e Benrahma, për një avantazh të papritur, por jo të pamerituar. Djajtë e Kuq reaguan dhe barazuan pas vetëm 5 minutash me Cristiano Ronaldon, që devijoi me kokë krosimin e Bruno Fernandes, duke shënuar golin e katërt në tre ndeshje me United. Në pjesën e dytë United sulmoi i vendosur dhe i shkoi pranë avantazhit me Ronaldon, që më pas kërkoi një penallti në një kontakt me Cournal që u vlerësua si i rregullt. Ndeshja u zgjidh në fund, kur i sapoardhuri Lingaard shënoi golin e ish-it me një veprim të shkëlqyer personal brenda zonës së penalltisë. Në të 95 ‘shansi i madh i barazimit për West Ham: Shaë devijoi krosimin me krahun e tij, Atkinson akordon penalltinë pas konsultimit me Var. Moyes zgjodhi të aktivizojë Noble në fushë vetëm për ta goditur, por De Gea kuptoi gjithcka, duke shpëtuar fitoren e United. Me këtë 2-1, Djajtë e Kuq janë në krye të tabelës së bashku me Liverpoolin, ndërsa West Ham mbetet në kuotën e tetë pikëve.

BRIGHTON-LEICESTER 2-1
Një goditje e rëndësishme për Brighton, që mundi Leicester 2-1, duke kontrolluar lojën në orën e parë. Të lodhur pas përpjekjeve evropiane kundër Napolit, Foxes u shtypën gjatë pjesës së parë. Maupay ndezi këmbanat e para të alarmit me një goditje të devijuar nga mbrojtja, Marsi angazhoi Schmeichel me një goditje tinzare. Goli i Brighton ishte në ajër dhe erdhi në minutën e 35, kur Maupay konvertoi penalltinë e akorduar për një prekje me dorë nga Vestergaard. Pjesa e parë përfundoi 1-0, me të besuarit e Rodgers që nuk ishin në gjendje të ndërtonin aksione të denjë për t’u shënuar. Intervali nuk ndryshoi inercinë e ndeshjes dhe Brighton dyfishoi pas vetëm 5 minutash, me Wellbeck që shfrytëzoi goditjen e lirë të Trossard. Shuplaka e dytë zgjoi Leicester, që papritmas hyri në lojë. Në minutën e 61, Vardy përfitoi nga krosimi i Tielemans dhe ngushtoi diferencën me golin e tij të tretë në Premier. Britma e festimit për golin e barazimit mbetet e mbytur në fyt dy herë, kur golat e Lookman dhe Ndidit u anuluan për pozicion jashtë loje me ndihmën e Var. Miqtë shtynë përpara për të shmangur humbjen, por 2-1 mbeti në fuqi deri në fund. Brighton i surprizave ngrihet në 12 pikë, vetëm një distancë nga vendi i parë, ndërsa Leicester mbetet me gjashtë pikë.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Brighton & Hove Albion 2 – 1 Leicester City
West Ham United 1 – 2 Manchester United
Tottenham Hotspur 0 – 3 Chelsea



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *