• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni sherrin e tifozëve të Burnley me ata të Arsenal: FA hap hetimin

-Instant, Sport, Video



Fitorja e dytë radhazi e Arsenal nuk ka kaluar pa probleme. Jo në fushë, por pas ndeshjes me tifozeritë që janë përplasur ashpër. Sipas asaj që bëhet e ditur, Federata e Futbollit angleze ka hapur një hetim mbi trazirat që shpërthyen menjëherë pas ndeshjes që u mbyll me suksesin 1-0 të Arsenal në Premier League kundër Burnley: të dy tifozeritë ranë në kontakt me njëra-tjetrën dhe kanë hedhur tymuese dhe objekte të forta.

Përplasjet në ‘Turf Moor’ zgjatën rreth dhjetë minuta. Tifozët më pas u shpërndanë, por autoritetet e futbollit thanë se janë gati të ndërhyjnë duke ndëshkuar të dy klubet. Një problem i përhershëm për futbollin anglez me klubet që detyrohet të paguajnë për agresivitetin e ultrasve të tyre, që për më tepër konfliktohen gjithnjë jashtë ambjenteve të stadiumeve.

https://www.youtube.com/watch?v=10WNpIZ_-4o



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *