• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni si ka ndryshuar Davide Pecorelli 9 muaj pas zhdukjes në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat italiane kanë zbardhur detaje në lidhje me lëvizjet që çuan në zbulimin e biznesmenit Davide Pecorelli, 9 muaj pas zhdukjes së tij në Shqipëri.

Ai është filmuar nga gazetarët e RAI teksa del nga policia, por 45-vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj duke u shprehur vetëm se “dëshiron të shkojë tek fëmijët e tij”.

Pecorelli u zbulua nga tërheqja e një shume parash nga llogaria e tij në Romë. Aktivizimi i kartës pas 8 muajsh ka sinjalizuar bashkëshorten e tij shqiptare që ka njoftuar autoritetet.

Pecorelli duke tërhequr para në banokomat

Me dokumenta false ai kishte marrë një dhomë hoteli 3 ditë më pas në Giglio. Me një gomone me qera do të udhëtonte drejt një ishulli, por aty plani u prish pasi gomonia pësoi difekt. Personi i parë që e pa, e njohu me njëherë dhe lajmëroi policinë.

Kjo dëshmi ishte mjaft thelbësore dhe karabinierët prangosën Pecorellin një ditë më parë. Biznesmeni e kaloi natën në stacionin ushtarak, duke refuzuar të jepte të dhënat e tij personale, kur u gjet nga ushtarët e Piombino, por shenjat e gishtave që iu morën të nesërmen zbuluan inskenimin.

Pecorelli është marrë në pyetje, por pritet që të hënën pasdite të dalë para prokurorëve të Perugia, për të dhënë llogari në lidhje me identitetin fals që ka përdorur. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *