• |
ide | kryesore

Video/ VAR, i shpëton fytyrën arbitrave shqiptar: 6 ndryshime vendimesh vetëm në tre ndeshje

-Instant, F1, Sport, Video



Kontestimi i arbitrave ka qenë pjesa e preferuar e pasndeshjeve në futbollin shqiptar, por pas implementimit të VAR gjërat janë zbehur shumë, për të mos thënë janë shuar e kanë lënë pas një problem shqetësuas: gabimet e arbitrave në dy javët e para janë tronditëse. Vetëm në tre ndeshjet e para të javës së dytë janë korigjuar 6 vendime nga teknologjia në ndihmë të arbitrit. E po flasim këtu për penallti, gola apo kartona të kuq.

Protagonizmi i Video Assistant Referee u duk që në javën e parë, por aty ishim akoma në emocionet e një dickaje të re dhe pak vëmendje iu kushtua sa shpesh e rëndë gabojnë arbitrat. Në javën e dytë të Superiores, që duhet ende të kompletohet me dy ndeshjet e sotme Bajramaj e Ferataj duhet ta falenderojnë sistemin VAR nëse nuk i katranosën ndeshjet e tyre.

Në kryendeshjen e luajtur në Loro Borici, mes Vllaznisë e Teutës, Bajramaj e ndëshkoi Todorovskin me karton të verdhë në fund të pjesës së parë, përpara se VAR ta thërriste për ti dhënë të kuqin. Arbitri e asistenti vazhduan me pakujdesinë e tyre duke akorduar penallti për shkodranët 4 minuta pas rifillimit, por VAR evidentoi një pozicion jashtë loje të Latifit. E në fund pati një gol të Cobës, që mund të mos kishte qenë në pozicion jashtë loje, nëse nuk do të kishte qenë VAR.

Në ndeshjen hapëse të të premtes, mes Dinamos e Laçit, nuk është se shkoi më mirë me arbitrin Ferataj që gaboi keq në dy momente, vendimtare për ndeshjen. Në minutën e 60’ Haxhiu u rrëzua brenda zonës pas ndërhyrjes së Velijas dhe kërkoi penallti. Arbitri vazhdoi lojën, por VAR-i ndërhyri pas dy minutash duke sugjeruar penallti, edhe pse cuditërisht Dinamos arbitri ia mohoi. Në fund, në minutën e 90’ Roganoviç barazoi rezultatin për kurbinasit me kryesorin që gjykoi se Prenga i kishte zënë rrezen portierit Hairzaj. Pas verifikimit në VAR, Ferataj e cilësoi gol të rregullt.

Kaloi një pasdite më të qetë Lata, edhe pse u gënjye nga rrëzimi i Carës, dy hapa pas kontaktit. Arbitri e konsideroi simulim dhe fillimisht nuk bëri shenjë nga pika e bardhë. Por më pas ai u thirr të shihte pamjet e përsëritura në monitor dhe pasi u konsultua edhe me ekspertët në sallën e VAR, ndryshoi vendimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *