• |
ide | kryesore

9 të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka bërë një sërë arrestimesh për vepra të ndryshme penale në 24 orët e fundit. Burime zyrtare thanë se dy të rinj kanë rënë në pranga pasi iu gjet një sasi lëndësh narkotike në makinë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet K. M., 20 vjeç dhe E. D., 21 vjeç. Mësohet se droga u gjet në makinën që drejtonte shtetasi me inicialet K. M.

Ndërkohë që blutë e kryeqytetin arrestuan edhe shtetasin me inicialet F. M., 61 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Korçë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Kallëzimi i rremë”.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. H., 56 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. M., 48 vjeç, S. M., 41 vjeç dhe J. R., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

G. N., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 19.09.2021, shtetasi R. B., 22 vjeç, kallëzon se në rrugën e Unazës së Madhe, gjatë një konflikti të çastit, dy persona ende të paidentifikuar i kanë dëmtuar mjetin e tij me sende të forta. Punohet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *