• |
ide | kryesore

Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, mbyllen hetimet ndaj 5 të arrestuarve në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet ndaj 5 personave të akuzuar për përdhunimin në grup të një vajze 15-vjeçare, ngjarje e ndodhur në Mirditë në muajin maj të këtij viti. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe 17-vjeçari A.Gj. akuzohen për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç të kryer në bashkëpunim. Aktualisht të akuzuarit janë me masë sigurie arrest në burg.

15-vjeçarja ra pre e përdhunimit nga të rinjtë të cilët e shantazhonin përmes fotove dhe videove intime. Vajza shoqërohej me njërin prej tyre, i cili e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë dhe e ka filmuar me celular. Më pas ai i ka shpërndarë pamjet tek të njohurit e tij në fshat dhe me këto pamje 4 persona të tjerë kanë kërcënuar vajzën duke e detyruar të kryejë marrëdhënie edhe me ta.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *