• |
ide | kryesore

CR7 mashtrohet nga një agjensi udhëtimesh: nga llogaria i ‘fshijnë’ 288 mijë euro

-Instant, Sport

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Jo vetëm për paraqitjet dhe golat e tij me Manchester United, por edhe se ka qenë viktimë e një mashtrimi me kosto mjaft të shtrenjtë. Sipas raporteve nga “Jornal de Notícias”, kampioni portugez dyshohet se është mashtruar nga një punonjëse e një agjencie udhëtimi, të cilit i kishte besuar kartat e tij të kreditit dhe kodet përkatëse të hyrjes, nga shkurti 2007 deri në korrik 2010. Në detaje, sulmuesit portugez i janë grabitur 288 mijë euro, një vlerë që korrespondon me 200 udhëtime që Cristiano nuk i ka bërë kurrë.


Por kjo nuk është e gjitha. CR7 në fakt nuk ka qenë viktima e vetme e mashtrimit që zgjati për tre vjet. Në shënjestër të punonjëses së agjensisë kanë përfunduar edhe menaxheri i kampionit portugez, Jorge Mendes dhe futbollistët Nani dhe Manuel Fernandes, të cilëve u janë zhdukur nga llogaria në total rreth 350 mijë euro.


Autori i mashtrimit, një punonjëse 53-vjeçare, e dënuar në vitin 2017 nga gjykata e Portos me një dënim me burg prej katër vjetësh, i pezulluar më pas, dhe për të kompensuar dëmin është e detyruar të bëjë pagesa mujore ndaj ish-punëdhënësit të saj, i cili, ndërkohë, nga ana tjetër, ka rimbursuar Ronaldon & Co për shumat e vjedhura nga mashtrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu