• |
ide | kryesore

Hakerat sulmojnë serverin e SHÇBA në Ministrinë e Brendshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Nuk ka asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme SHÇBA përmes një njoftimi, duke sqaruar se institucioni ka qenë shënjestër e sulmi kibernetik që është parandaluar nga specialistët e IT.

“Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit – shkruan SHÇBA.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *