• |
ide | kryesore

Katherine Heigl zbulon arsyen e largimit të saj nga ‘Grey’s Anatomy’

-Instant, Paparazzi, Slider



Gazeta “The Daily Telegraph” ka publikuar së fundmi një fragment nga libri i ri i shkrimtares Lynette Rice, “How to Save a Life”, me titullin “The Inside Story of Grey’s Anatomy”.

Në libër ,Lynette ka treguar arsyen e vërtetë se pse aktorja Katherine Heigl vendosi të largohej nga seriali.”Kam krijuar familje dhe kjo ndryshoi gjithçka. Më ndryshoi dëshirën për të punuar me kohë të plotë. Po pushoja një periudhë me familjen time dhe sapo u bëra nënë. Kjo gjë ndryshoi gjithë perspektivën time. Kjo ishte me të vërtetë pika e kthesës. Kështu që para se të kthehesha, fola me Shonda Rhimes për dëshirën time për t’u larguar. Pastaj prita në shtëpi derisa më dha një rregull zyrtar që isha jashtë serialit. Thashethemet se unë refuzova të kthehesha janë krejtësisht të pavërteta”, ka treguar aktorja për Rice. Gjithashtu ajo ka shprehur mërzitjen e saj për mënyrën se si ajo u përpoq të tërhiqej nga nominimi për “Emmy Awards” në vitin 2008.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *