• |
ide | kryesore

Kerry Washington kujton aktorin e ndjerë në ceremoninë e “Emmy Awards”

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme u zhvillua evenimenti i ndarjes së cmimeve “Emmy Awards 2021”.

Shumë të famshëm ishin prezent në event dhe u nderuan me cmime për rolin e tyre në serialet dhe filmat e nominuar. Gjatë fjalimit të saj, aktorja Kerry Washington kujtoi aktorin e ndjerë Michael K. Williams. “Michael ishte një aktor i talentuar, i shkëlqyer dhe një njeri shumë bujar që na la shumë shpejt. Michael, unë e di që ti je këtu dhe këtë nuk do ta humbisje kurrë. Përsosmëria dhe arti yt do të qëndrojë gjatë pranë nesh. Ne të duam”, u shpreh Kerry. Edhe aktorja brikatike, Wunmi Mosaku, e cila ka luajtur në serialin “Lovecraft Country” rikujtoi të ndjerin me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. “Michael ishte një njeri me zemër të pastër. Një zotëri i qetë, që e dua shumë dhe do të më mungojë shumë. Duke i dërguar gjithë dashurinë time familjes dhe miqve të tij, më lejoni të them me zë të lartë dicka nuk e kam thënë kurrë. Jam mirënjohëse që jam rritur dhe kam mësuar së bashku me ju të gjithë, t’ju shikoja të gjithëve ju që ecnit në qëllimin tuaj ishte një privilegj i madh”, rrëfeu ajo. William ndërroi jetë dy javë më parë për shkak të mbidozës. Ai ishte i njohur për rolet e tij në filmat: ‘The Purge:Anarchy’, ‘The Night Of’ dhe ’12 Years A Slave’.

Rikujtojmë se, eventi më i madh dhe më i rëndësishëm “Emmy Awards” është zhvilluar për të 73-in vit radhazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *