• |
ide | kryesore

Mediat në Serbi: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë për të martën në orën 10 të mëngjesit, raportojnë mediat shumë të afërta me kreun e shtetit serb.


Sipas, “Novostit”, temë kryesore e mbledhjes do të jenë ngjarjet në Kosovë, theksuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për targat, transmeton Gazeta Express. Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje.


Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar atje për ta siguruar zbatimin e vendimit më të fundit të Qeverisë së Kosovës. Asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës, nuk mund të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

Vendimi për këtë është nënshkruar sot, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ndërkaq tashmë kanë nisur të hyjnë veturat e para nga Serbia në Kosovës, të cilave nëpër pikat kufitare po iu vendosen tabelat e përkohshme. Në pikën kufitare në Jarinje, disa serbë kanë bllokuar rrugën dhe po protestojnë./GazetaExpress

1 Comment

  1. RECIPROCITET=RESPEKT per veten tende! Pederasti, krimineli nderkombetar, ish-ministri Sllobodanesk i propagandes, sorosiani Vucic, le te mbledhi te gjithe lgbt kriminelat e tij dhe ta provoj te preki 1 cm. toke te Republikes se Kosoves, se pastaj do te shohim se cfare do t’a gjeje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu