• |
ide | kryesore

Noble në fushë vetëm për penalltinë në shtesë që e humbi, Lineker i tërbuar me Moyes: “Nuk do e kuptoj kurrë”

-Instant, Sport

Me të vërtetë një e diel për ta harruar kapitenin e West Ham, Mark Noble, i cili është rritur te Hammers, me të cilët ka luajtur 530 ndeshje. Njeriu simbol i skuadrës londineze, u dërgua në fushë nga trajneri David Moyes në minutën e 94 të ndeshjes me Manchester United, për të ekzekutuar penalltinë që do të kishte vlerën e barazimit 2-2. Fatkeqësisht për të dhe tifozët e tij, mesfushori pa ti evitohej goli nga një nuhatje brilante e krahut nga De Gea: tre pikë për United që arrin në krye të renditjes Liverpoolin, ndërsa West Hamin mbetet duar bosh, edhe për faj të kapitenit.



Gary Lineker ka kritikuar ashpër vendimin e teknikut të West Ham, David Moyes për të dërguar Mark Noble për të goditur – e më pas ta humbasë – një penallti të fundit në humbjen e tyre dramatike 2-1 kundër Manchester United. Në një postim në Twitter, Lineker ka mbetur i hutuar nga vendimi, duke e krahasuar atë me vendimin e teknikut të Anglisë, Gareth Southgate, për të hedhur në fushë Marcus Rashford dhe Jadon Sancho në fund të kohës shtesë në finalen e Euro 2020, me lojtarët që humbën më pas penalltitë përballë Italisë. “Ky është një vendim që nuk do ta kuptoj kurrë. Të aktivizosh një lojtar, edhe me eksperiencë e i aftë për të goditur penallti si Noble, thjesht për të goditur nga 11 metra pa e prekur topin fare është befasuese. Njësoj si me Anglinë në Euro .’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu