• |
ide | kryesore

Noka rrëfen përplasjen me Bashën në mbledhjen e kryesisë së grupit të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka rrëfyer debatin me kryetarin Lulzim Basha në mbledhjen e kryesisë së grupit të PD-së.

“Basha tha se nuk do të lejojë një kongres anti-amerikan. Unë i thashë se 80% e bazës është kundër vendimit tuaj për përjashtimin e zotit Berisha. Ai e çoi 3 herë Partinë Demokratike në fitore. Ai më tha se ishte dakord, por vendimi i tij nuk do të tërhiqej.

I thashë se kjo është diabolizëm. Ju po shkatërroni partinë. Ne ramë dakord që të mos e bënim publik debatin tonë dhe ndaj nuk fola në media, por kur shoh që nga zyra e shtypit e partisë dalin këto njoftime, unë nuk mund të hesht.

I thashë ke marrë një vendim kundër vullnetit të shumicës së partisë ndaj si mund të qëndroni ju në krye të partisë kur përfaqësoni vetëm pakicën. I thashë se ka marrë një vendim që shkatërron këtë parti dhe që hedh partinë në hone të padëshirueshme. Ia bëra të qartë se nuk do ta lejoj që partia që unë dua të përçahet.

Kam informacione që po bëhen presione ndaj strukturave të Partisë Demokratike për të ndalur Foltoren e Berishës. Kryetari dhe strukturat e PD-së së Fierit janë thirrur nesër në Tiranë në ditën që Berisha do të shkojë në këtë qytet. Unë do të jem padiskutim në Fier. Unë jam për një parti më të bashkuar. Unë jam në kontakt me strukturat e PD në çdo cep në Shqipëri.

Përplasje fizike me Bashën? Është e gjitha trillim i medieve të Ramës për të kaluar nga debati parimor në një përplasje banale. E njëjta gjë edhe sot me Salianjin. Ne kemi pasur një debat brenda në sallë sepse ai ishte me idenë që nuk mund të kishim një përplasje me amerikanët. I thashë vetëm që shtetari dhe pushtetari kanë vetëm një dallim për mënyrën se si marrin vendimet. Salianji shprehte respekt për Berishën, por mbante linjën zyrtare të partisë” – tha Noka në Syri TV. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Berisha një narcist.
    (Narcisti është një manipulues, të cilit i mungon plotësisht ndjeshmëria dhe qëllimisht shkakton dhimbje ndaj të tjerëve pa asnjë keqardhje apo ndjenjë përgjegjësie.)

    Në suksesin e personaliteteve, dy faktorë luajnë rol të rëndësishëm. Faktori i parë përbëhet nga karakteristikat e personalitetit dhe faktorit të dytë përbëhet nga faktorët e ambientit që e rrethojnë.
    Narcizizmi i Sali Berishës është i një lloj personaliteti, që përfshin një dëshirë ekstreme për admirim, një ekzagjerim të ndjenjës së superioritetit personal, një dëshirë të papërmbajtur për pushtet, bindjen se e drejta është gjithmonë në anën e tij, si dhe e një mungese të theksuar empatie. (Fjala anglisht empati rrjedh nga fjala greke empatheia, që në varësi të kontekstit do të thotë: simpati, dhembshuri për tjerët etj.)
    Narcizizmi i Berishës krijon një profil mistik që e bën atë shumë të besueshëm, i jep atij tiparet e heroit, i jep atij imazhin e individit tërësisht të angazhuar ndaj ndjekësve, bile deri në atë shkallë sa vetë ndjekësit fillojnë ta adhurojnë dhe përkushtohen deri në verbëri. Falë këtyre cilësive Berisha narcisit fiton admirimin e djekësve dhe ndihet i plotësuar për aq kohë sa e gëzojnë atë, pasi Berisha narcisist gjithmonë kërkon të jetë i rrethuar nga admirues.
    Kemi dy tipe narcizizmi, narcizimin produktiv dhe atë jo produktiv. Anët produktive të personalitetit narcisist e ndihmojnë liderin të arrijë fitoren ashtu sikur anët e errëta e pengojnë atë t’i shkojë deri në fund misionit për të cilin ndjekësit kanë synim dhe nevojë duke e kthyer në jo produktiv.
    Berisha si një lider narcisist ka aftësi për të frymëzuar vartësit e tij. Kjo ka çuar në arsyetimin e ndjekësve të tij që në raste krizash, apo ndryshimesh të mëdha, vetëm lideri Berisha mund të jetë në gjendje të ngjallë optimizmin e ndjekësve dhe t’i çojë ata drejt ndryshimit e marjes së pushtetit.
    Berisha narcisist do të shohin vetëm fitore.
    Ai e ka gati të pamundur të pranojnë humbjen apo disfatën. Edhe kur humbja është tërësisht e dukshme ai fillon të gjejnë shkaktarin përtej vetvetes dhe t’i heqi vetes çdo përgjegjësi humbjeje. Ndërsa paradoksalisht ai gjithmonë tenton t’i theksojë si të vetat sukseset. Edhe nëse suksesi nuk arrihet ai duhet të imagjinohet i arrirë, dhe duhet spekuluar deri në atë pikë sa të shpiket edhe nëse nuk ekziston
    Unë bëj çfarë dua
    Kontrolli mbi pushtetin është synimi kryesor i Berishës narcisist. Abuzimi me të është një normë e këtyre lloj liderëve. E gjitha kjo vjen pasi Berisha narcisist kërkon të ketë një pushtet absolut. Këtë në përgjithësi e arrin duke emëruar individë që janë totalisht nën kontrollin e tij. Këtu fillon gradualisht abuzimi me pushtetin. Kjo dëshirë e pamatë për pushtetin dhe për të mos e humbur atë i bën Berishën narcisistë shumë të rrezikshëm, pasi ai është në gjendje të marri çdo vendim gati ekstrem vetëm e vetëm të mos humbasi kënaqësinë që i sjell pushteti. Berisha narcisist është në gjendje t’i mashtrojë, tradhtojë dhe braktisë ndjekësit e tij vetëm në synim të ruajtjes së pushtetit personal. Duke qenë se Berisha narcisist nuk ka empati apo nuk sheh askënd përtej vetes, ai ka aftësi të shfrytëzojë këdo pa pasur ndonjë vrarje ndërgjegje apo keqardhje, boll të arrijnë egon e tij personale e të egër për pushtet.
    Berisha narcisist ka një mungesë të theksuar empatie dhe mungesë ndjenjash ndaj nevojave të të tjerëve. Ai i shikon përgjithësisht ndjekësit krejt si objekte dhe kjo vjen nga fakti se narcizistët vuajnë nga mungesa e empatisë. Berisha narcisist e shikon veten si zoti dhe beson se është në të drejtën e tij t’i trajtojë ndjekësit sikur të jenë thjesht sende. Ndonëse ai hiqet sikur ka ndjeshmëri ndaj ndjekësve, në fakt ai pothuaj nuk ka asnjë lidhje emocionale me ta.
    Në politikë fanatizmi e shkataron të menduari e saktë. Ka shumë që mendojnë se Berisha (lideri) është dhuratë e qiellit. Këta mendojnë me ndjenja bazuar se si vepron e si flet, sesa të thellohen e ta njohin liderin thjesht kjo është fanatizëm. Dhe këtë fanatizëm të verbër e të parsyeshme e gjejmë sot të mëshiruar te ndjekësit e Berishës.
    Në fakt Berisha është produkti i shoqërisë që përfaqëson. Fakti që një shoqëri prodhon gjithmonë e gjithmonë një tipar lideri, rrëfen se shoqëria e ka këtë tipar të sajën . Lideri është rrjedhshmëri. Kjo do të thotë se një shoqëri narcisiste do prodhojë lider narcistë. Ky është dhe rreziku më i madh i shoqërisë sonë që drejtohet nga liderë me personalitet narcisiste; e ata shumë shpejt kthehen në autoritarë e po të mos ndalohen në kohë, kthehen në diktatorë të pamëshirshëm.

  2. dita e keqe për Sali Berishën erdhi, duke ndarë Lulzim Bashën prej tij. Operacioni amerikan ishte shumë i thjeshtë. SHBA kuptoi se turbullirat në PD, refuzimet e PD për qëndrimet amerikane, djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve, ishin pikërisht manovra të Sali Berishës për të mbajtur nën kontroll PD për interesa të tij, duke përdorur Lulzim Bashën si figurant. Atëherë ata ndërhynë pikërisht tek ky detaj, duke ndarë Sali Berishën nga Lulzim Basha, dhe duke e ndëshkuar atë familjarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *